Ballina ShËndetsi Disa kura natyrale duke përdorur limonin

Disa kura natyrale duke përdorur limonin

Limoni ka një sërë vetish për shëndetin, por mund të përdoret më së miri edhe si një trajtim natyral për fytyrën. Duke u përzier bashkë me mjaltin bëhet një krem hidratues shumë i mirë për lëkurën e fytyrës.

Ndërkohë i përzier me sheqer, mund të përdoret si skrub natyral për pastrimin e lëkurës.

Pak lëng limoni i hedhur në një gotë me ujë mund të ndihmojë më së miri për pastrimin e aparatit tretës, nëse pihet esëll në mëngjes. Ndërsa duke përzier pak vaj ulliri me lëng limoni mund të forconi fare mirë thonjtë.

Limoni ndër të tjera është shumë i mirë për flokët, ku lagia e tyre me me lëng limoni i bën më të fortë dhe iu dhuron më shumë shkëlqim./noa/