Dijetari i tha dikujt qe ishte zhytur në botën e epshit dhe pasionit: Bej mëkatë sa të duash nëse plotëson 3 kushtet!

0
196

Njeriu humbet dhe dështon kur zhytet në botën e mëkateve dhe gjynaheve sepse mëkati është helm. Një njeri e donte shumë këtë botë, nuk rrinte dot pa bërë mëkatë saqë ato i kishte të përditshme në jetën e tij.

E kishte begatuar i madhi Zot me fëmijë edhe bashkëshorte të begatë por jo, mendja e tij rrinte vetëm tek femrat e huaja. Kishte bollëk në shtëpi, mirësi të shumta por shpirtin e kishte bosh sepse shpirti i zbrazej në bixhoz. Shumë e donte bixhozin këtë ves shkatërrues që e gryen deri në themeli njeriun dhe njerëzit e afërt që e rrethojnë.

Në këtë bollëk të madh që kishte në shtëpi kurrsesi nuk mungonin ushqimet e shumta që i gatuante bashkëshortja por jo mendja e tij rrinte tek alkoli, tek nëna e të gjitha veseve. Me kaq shumë vese dhe dashuri të madhe që kishte për këtë botë i shkoi një ditë një dejetari të madh me emrin Ibrahim ibn Ethem dhe i tha – I nderuar! Nuk po i shmangem dot mëkatit.
Ky dijetar i madh, me zgjuarsi dhe mençuri që e karakterizon çdo musliman të sinqertë i tha:

– Nuk ka problem! Bëji mëkatet nëse plotëson këto tre kushte. Bëj mëkatë sa të duash nëse arrin t’i plotësosh por nëse nuk i plotëson nuk të ka hije të bësh mëkate.
Ky u habit, mezi priste t’i thoshte për kushtet që t’i plotësonte dhe të bënte sa më shumë mëkate. Menjëherë i tha:

– M’i thuaj! Cilat janë?!
Dijetari Ibrahim Ibn Ethem i tha:
– Dëgjo këtu! Nëse dëshiron të bësh mëkate mos jeto në pronën e Tij. Në pronën e All-llahut të Madhëruar.
Njeriu i habitur i tha:
– Ku të shkoj unë?! E gjithë toka është e All-llahut të Madhëruar!
– Nuk të shkon i tha të bësh mëkatë në pronën e Zotit dhe të mos i bindësh Atij.
Ai ngeli i habitur dhe i tha:
– Këtë nuk e shmang dot më thuaj të dytën.
– Bëj gjynahun më të madh në sipërfaqen e Tokës por mos ha dhe mos pi nga pijet e Tij.
Ngeli i habitur njeriu dhe tha:
– SubhanAllah- Pa të meta është All-llahu. Ku të shkoj?! Të gjitha janë të Atij, pijet ushqimet të gjitha.
Dijetari me urtësi i tha:
– A nuk të vjen turp që Zoti të jep mirësi dhe begati dhe ti ja kthen me gjynahe?!
Ai u shtang dhe i tha:
– Ma thuaj të tretën se dy të parat nuk i plotësoj dot.
Dijetari i tha:
– E treta është që: Bëj gjynahe sa të duash por atje ku nuk të shikon Ai!
Ngeli u habit, u shtang nuk e priste këtë ballafaqim dhe me gjysëm zëri tha:
Ku të shkoj. All-llahu shikon gjithçka.
Dijetari me mençuri të madhe i tha:
– Largohu nga gjynahet.

Kaq mjaftoj dhe atij ju zbut zemra dhe e pranoi tha:
– Me lejën e Zotit do largohem nga gjynahet.
Qëllimi i saj nuk është se mbas kësaj bisede ai nuk bëri asnjë mëkat sepse të gjithë njerëzit janë mëkatare dhe më i mirë është ai që pendohet por mbas kësaj bisede dhe argument brilant ky njeri u largua nga bota shkatëruese e veseve dhe epsheve. Ai u largua nga ajo botë e cila çdo sekondë, minutë dhe orë e ftonte drejt mëkatëve. Zoti na drejtoftë në rrugën e drejtë dhe na faltë të gjitha gjynahet e jetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here