Pёrhapja e imoralitetit prej shenjave tё Kijametit!

0
205

Prej shenjave tё shfaqura ёshtё edhe pёrhapja e zinasё (kurvёrisё) dhe shtimi i saj ndërmjet njerёzve. I Dёrguari i Allahut alejhi selam ka paralajmёruar se kjo ka pёr tё qenё njё shenjё prej Shenjave tё Kijametit. Nё dy Sahihet përcillet nga Enesi se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Prej shenjave tё Kijametit…pёrhapja e kurvërisë.”[1] Nga Ebu Hurejra përcillet se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Për njerёzit kanё pёr tё ardhur vite mashtruese…nё to do tё pёrhapet imoraliteti.”[2] Mё tronditёse se kjo ёshtё konsiderimi i kurvёrisё si gjё e lejuar (hallall). Nga Ebi Malik Eshariu na përcillet se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Nё umetin tim ka pёr tё pasur disa njerёz, tё cilёt kanё pёr tё kosideruar si tё lejuar kurvёrinё dhe mёndafshin.”[3] Nё kohёn e fundit, pasi tё mos ketё mё besimtarё, kanё pёr tё mbetur nё tokё njerёzit mё tё kёqinj. Ata do tё sillen sikur tё ishin gomerё. Nga Neuas ibn Sem`ani na përcillet se i Dёrguari i Allahut ka thёnё: “Pastaj mbeten njerёzit mё tё kёqinj, tё cilёt sillen si gomerё tё babёzitur[4]. Mbi kёta njerёz ka pёr t’u bёrё Kijameti.”[5] Nga Ebu Hurejra na përcillet se i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka thёnё: “Pasha Atё nё dorё tё tё Cilit ёshtё shpirti im, ky umet nuk ka pёr tё mbaruar derisa tё çohet burri dhe ta shtrijё gruan nё rrugё. Mё i miri midis tyre atё ditё ka pёr tё qenё ai që thotё: “Sikur tё kishe marrё gruan dhe tё shkonit pas kёtij muri, qё tё mos dukeni.”[6] Kurtubiu[7] nё librin e tij “Sqaruesi i asaj qё duket e pakuptueshme nga shkurtimi i Sahihul Muslim”, nё lidhje me hadithin e Enesit ka thёnё: “Nё kёtё hadith ka njё shenjё prej shenjave tё profecisё, sepse i Dёrguari i Allahut alejhi selam ka paralajmёruar disa gjёra, tё cilat kanё ndodhur ashtu sikurse ka paralajmёruar dhe veçanёrisht nё kёtё kohё.”[8] Kjo ka ndodhur nё kohёn e Kurtubiut, nё kohёn tonё njё gjё e tillё ёshtё mё e pёrhapur pёr shkak tё kaplimit tё injorancёs sё madhe dhe pёrhapjes sё tё keqes midis njerёzve. [1] Sahihul Buhari bashkё me shpjegimin e Ibn Haxherit 1/178, Kreu i dijes, tema: “Fundosja e dijes dhe pёrhapja e injorancёs.” Sahihul Muslim bashkё me shpjegimin e Neueuiut 16/221, Kreu i dijes, tema: “Fundosja e dijes, shfaqja e injorncёs dhe e fitneve.” [2] Mustedrak El Hakim 4/512. Hakimi thotё se zinxhiri i transmetimit tё kёtij hadithi ёshtё i saktё, por qё Buhariu dhe Muslimi nuk e kanё transmetuar. Kёto fjalё i ka mbёshtetur edhe Dhehebiu. Gjithashtu, kёtё hadith e ka konsideruar tё saktё shejh Albani, por nuk ka pёrmendur fjalёt “nё to shtohet imoraliteti”. Shih: “I sakti i tubuesit” 3/212, nr i hadithit; 3544. [3] Sahihul Buhari bashkё me shpjegimin e Ibn Haxherit 10/51, Kreu i tё pirit, tema: “Rreth atyre qё e kosiderojnё tё lejuar pijen dehёse dhe e th ërrasin atё jo me emrin e saj.” [4] Nё kёtё hadith ёshtё pёrdorur fjala arabe “Jeteheraxhun”, e cila nё origjinё nёnkupton teprimin por nё kёtё hadith ajo nёnkupton teprimin nё kryerjen e mardhёnieve. Ndёrsa kuptimi i hadithit ёshtё ky: Burrat e kёtyre njerёzve kryejnё marёdhёnie me gratё nё prezencё tё njerёzve tё tjerё, ashtu sikurse bёjnё edhe gomerёt. Shih: “Pёrfundimi i Ibn Ethirit” 5/257. [5] Sahihul Muslim bashkё me shpjegimin e Neueuiut 18/70, Kapitulli i fitneve dhe i shenjave tё Kijametit. [6] Hejthemi ka thёnё: “Transmetuesit e kёtij hadithi janё transmetuesit e Sahihut. Shih: “Tubuesi i shtesave” 7/331. [7] Ai ёshtё Ebul Abas, Ahmed ibn Omer ibn Ibrahim ibn Omer El Ensari El Kurtubiu, njё prej dijetarёve tё hadithit dhe tё fikhut maliki. Ai ёshtё m ësuesi i Kurtubiut, dijetarit tё njohur tё tefsirit Ebu Abdullah Muhamed ibn Ahmed El Ensari. Ebul Abas, ndryshe njihet si Ebul Muzejen. Ai ka vdekur nё Aleksandri tё Egjiptit nё vitin 656 hixhri. Shih: “Fillimi dhe fundi” 13/213, “Pishtarёt e Zerkeliut” 1/186. [8] “Çelja e Krijuesit” 1/179.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here