Dielli

0
294

Kur’ani, pervec bletes, ka dhene informacion edhe per diellin dhe menyren se si ai leviz ne hapesire. Kur dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose mund te levize ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose ai mund te levize ne nje menyre te caktuar. Kur’ani ofron te dyten duke thene qe dielli leviz per shkak te levizjes se tij (Sure El-Enbija 21:33). Per kete, Kur’ani ka perdorur fjalen “sabaha” e cila pershkruan levizjen e diellit ne hapsire. Per ta bere kete fjale Arabe me te kuptueshme per lexuesin ne po japim nje shembul. Nese dikush eshte ne uje dhe ne perdorim fjalen sabaha per te pershkruar levizjen e tij, atehere kuptohet qe personi eshte duke notuar ne nje drejtim te caktuar dhe jo si rezultat i ndonje force qe e shtyn ate. Me nje fjale ai leviz vete. Keshtu qe kur fjala ‘sabaha’ perdoret per te pershkruar levizjen e diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke fluturuar jashte kontrollit ne hapesire sepse ai eshte hedhur apo shtyre nga dicka. Ajo thjesht do te thote qe dielli kthehet dhe rrotullohet ndersa liviz. Kjo eshte ajo per te cilen Kur’ani na siguron, por a ishte kjo e lehte per tu zbuluar? A mundet nje person i thjeshte te thote qe dielli rrotullohet? Vetem kohet e fundit u be e mundur shpikja e nje pajisje qe mund te projektonte imazhin e diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta shikonin ate pa u verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te zbulohej qe ne diell ka shenja dhe qe keto shenja levizin cdo 25 dite. Kjo levizje i referohet rrotullimit te diellit ne aksin e tij dhe provon, ashtu sikurse Kur’ani tha me teper se 1400 vjete me pare, qe me te vertete dielli rrotullohet dhe leviz ne hapsire. Pra ne listen e hamendjeve, shanset per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te dy situatat – bleta mashkull apo femer dhe levizja e diellit – jane nje me kater.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here