Transmeton Ebu Zubejr, nga ‘Aun ibn AbdiLah ibn ‘Utbeh, nga ibn ‘Umer – RadijAllahu anhuma – i cili thotë:
“Ndërkohë që ishim duke u falur me të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – njëri prej njerëzve tha:
“Allahu Ekber kebiira, uel-hamdu lil-Lahi kethiira, ue SubhanAllahi bukraten ue Esiila.”
Allahu është më i Madhi, përmenda dhe madhërova më të Madhin. Lavdia dhe falënderimet e shumta i takojnë vetëm Allahut. I Pastër nga të metat është Allahu, në mëngjes dhe në mbrëmje (në çdo kohë).
I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: “Kush është ai që i tha këto fjalë?! Një burrë prej njerëzve tha: Unë, o i Dërguari i Allahut. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: “U mahnita prej tyre! U hapën dyert e qiellit për këto fjalë!”
Ibën ‘Umeri tha: Nuk e kam lënë pa i thënë këto fjalë, që kur e dëgjova të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – të thotë ashtu!
Sahih Muslim, 601
Përktheu: Servet Mata