Dëshmia “Muhamedun resulullah – Muhamedi (alejhis selam) është i Dërguari i Allahut” nënkupton: nuk pasohet askush tjetër me të drejtë përveç të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Kush pasohet përveç tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për të cilin nuk ka argument, ai është i pasuar në të kotën. Allahu i Madhëruar thotë:
اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ
“Ndiqni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj e mos ndiqni mbrojtës të tjerë, përveç Tij. Sa pak që i pranoni këshillat!” [1]
Allahu i Madhëruar thotë:
فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّى يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا
“Por jo,[2]për Zotin tënd (o Muhamed!),ata nuk do të besojnë,[3]derisa të të marrin ty për gjykues në mospajtimet mes tyre, e pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt[4]dhe të të dorëzohen plotësisht.[5]” [6]
Gjithashtu i Madhëruari thotë:
وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلَا مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ وَمَن يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَالًا مُّبِينًا
“Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” [7]
Përgatiti: Unejs Sheme
Burimi Jetes