Dallimi mes mirësisë së dynjasë dhe mirësisë së xhenetit Pjesa e dytë

0
208

Dallimi mes mirësisë së dynjasë dhe mirësisë së xhenetit

Pjesa e dytë

Së dyti:  Dijeni o muslimanë, se mirësitë e xhenetit janë më të mira dhe të qëndrueshme në krahasim me mirësitë e dynjasë. Allahu Madhëruar thotë: “Kurse ata të cilët i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë përgjithmonë, si mikpritje nga Allahu. Ajo që gjendet tek Allahu është më e mira për të mirët.[1]” Al-Imran, 198

I Madhëruari thotë: “Mos e hidh shikimin në të mirat kalimtare, që Ne ua kemi dhënë disave prej tyre, si stoli të jetës së kësaj bote, për t’i vënë ata në provë! Shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe më e qëndrueshëm.” Taha, 131

Po ashtu i Madhëruari thotë: “Njerëzve u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, tonelatat e arit e argjendit, kuajt e bukur, bagëtitë dhe të mbjellat. Këto janë kënaqësitë e kësaj bote,[2] por tek Allahu është kthimi më i mirë.[3] Thuaju: “A t’ju tregoj gjëra më të mira se këto? Për ata që kanë qenë të devotshëm[4], tek Zoti i tyre do të kenë kopshte nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, bashkëshorte të pastra[5] dhe kënaqësi nga Allahu.”[6] E, Allahu i sheh robët e Vet.[7]” Al-Imran, 14-15

Së treti: Dijeni o robër të Allahut, se kënaqësitë e kësaj jetë janë të vogla (pakta) në krahasim me kënaqësitë e xhenetit. Allahu Lartësuar thotë: “Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj jete janë të vogla. Jeta tjetër është më e mire për ata që e kanë frikë Allahun e s’bëjnë gjynahe. Juve nuk do t’ju bëhet asnjë fije padrejtësi.” En-Nisa, 77

I Dërguari ynë sal-lAllahu alejhi ue sle-lem thotë: “Pasha Allahun! Dynjaja në krahasim me botën Tjetër është si shmebulli i ndonjërit prej jush që e fut gishtin e tij në det. Prandaj le të shohë se çfarë merr (prej tij).” Muslimi (285)

Kjo është vlera e dynjasë në krahasim me botën Tjetër. Nëse ndonjëri prej nesh do e fuste gishtin e tij në det dhe ta nxirrte prej tij, sa mund të merrte ky gisht prej detit? Prandaj kjo pikë e vogël që mbet te gishti, kjo është –në të vërtetë- vlera e dynjasë.

“El-Akidetu el-Evvelen” vëll. 3

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Për ata që ishin zemërmirë e të dëlirë dhe si rrjedhojë edhe veprat dhe fjalët e tyre ishin të mira dhe në bindje ndaj Allahut. Shpërblimi i këtyre tek Allahu është shumë më i mirë se kënaqësitë e përkohëshme të atyre që mohojnë në dynja.

[2] Të cilat një pjesë e njerëzve i kanë bërë qëllim të tyre, dhe mendojnë e punojnë vetëm për arritjen e tyre, dhe për kënaqjen me to në mënyrë shtazore, dhe duke harruar qëllimin për të cilin janë krijuar. Kursa pjesa tjetër e njerëzve e mësuan realitetin e këtyre gjërave dhe se ato janë sprovë për njerëzit në këtë botë, për t’u përdorur ashtu si ka urdhëruar Allahu, për t’u ndihmuar me to në arritjen e kënaqësisë së Allahut dhe për t’i dhënë përparësi kënaqësisë së Allahut mbi dëshirave e tyre.

[3] Për të devotshmit, tek Allahu ka gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askush nuk i ka imagjinuar.

[4] Që i kishin frikën Allahut në dynja dhe iu bindën Atij, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.

[5] Të pastra nga gjërat e ndyta që kanë gratë në dynja, si të përmuajshmet, lehonia, etj, si dhe të paprekura.

[6] Të arriturit e kënaqësisë së Allahut është grada më e lartë e nderimit për banorët e xhenetit.

[7] Allahu sheh gjithçka që veprojnë njerëzit dhe i shpërblen sipas veprave të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here