1- E hëna dhe e enjtja
Transmetohet nga Ebu Katade -radiallahu anhu- : “Se profeti -alejhi selam- u pyet për agjërimin e ditës së enjte. Ai tha: Në këtë ditë i linda, në të u dërgova –apo në të më erdhi shpallja- ”.
Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- nga profeti -alejhi selam- se ka thënë: “Shfaqet veprat (tek Allahut)ditën e hënë dhe të enjte më pëlqen të shfaqet puna ime duke qenë agjërueshëm”[1].
Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- “Agjëronte agjëronte të hënë dhe të enjten. I thanë: O i dërguar i Allahut, ti agjëron të hënë e të enjte?
Ai tha: Di ta e hënë dhe e enjte, fal Allahu në to çdo mysliman vetëm dy njerëz që janë distancuar nga njëri tjetri. Thuhet: Lëri ata të dy derisa të pajtohen”[2].
Agjërimi i një ditë dhe çelja e ditës tjetër
Transmetohet nga Abdullah bin Amër -radiallahu anhuma- se ka thënë: “U njoftua profeti -alejhi selam- që unë them: Do agjëroj ditën dhe do falem natën sa të jem gjallë. I thashë atij: Po e kam thënë një gjë të tillë flijofsha nënën dhe babain tim. Ai tha: Ti nuk mund ta bësh atë, agjëro dhe çil, falu natën dhe fli, agjëro nga muaji tre ditë se e mira është sa tre të tilla dhe ai është si agjërimi i gjithë kohës.
Ai tha: Unë mundem më shumë se kaq. Ai i tha: Agjëro një ditë dhe çil dy ditë. I thashë: Unë mundem më shumë se kaq. Ai tha: Agjëro një ditë dhe çil një ditë, ky ka qenë agjërimi i Daudit -alejhi selam- dhe ai është agjërimi më i mirë. I thashë: Unë mundem më shumë se kaq. Profeti -alejhi selam- tha: Nuk ka më mirë se kaq”[3].
Po nga ai transmetohet gjithashtu se ka thënë: Ka thënë profeti -alejhi selam- : “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit dhe namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit -alejhi selam- ; flinte gjysmën e natës, ngrihej në një të tretën e saj dhe ngrihej në pjesën e fundit të saj; ai agjëronte një ditë dhe çilte një ditë”[4].
3- Agjërimi tre ditë për çdo muaj
U përmend më lart çfarë ka lidhje me këtë hadithi i Abdullah bin Amrit -radiallahu anhuma- ku thuhet: “Agjëro nga muaji tre ditë sepse e vepra e mirë është sa dhjetë të tilla, ky është si agjërimi i gjithë kohës …”.
Transmetohet nga Ebu Dherri -radiallahu anhu- se ka thënë: Ka thënë profeti -salallahu alejhi ue selem- : “Nëse agjëron nga muaji tri ditë atëherë agjëro ditën e trembëdhjetë, të katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë”[5].
Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Dhe shpalli Allahu vërtetimin e kësaj në librin e tij: (Kush bën një të mirë ai ka (shpërblimin) sa dhjetë të tilla), një ditë sa dhjetë ditë”[6].
Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Pëlqimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të bardha të çdo muaji) pastaj ka përmendur dy hadithe, prej tyre hadithin e Ebu Dherrit -radiallahu anhu- .
Në një vend tjetër ka thënë: (Kapitulli: Lejimi i agjërimit të këtyre tre ditëve të çdo muaji në fillim të muajit, agjëron ato nga frika se nuk e kap agjërimin e ditëve të bardha).
Pastaj ka transmetuar me zinxhir deri tek profeti -alejhi selam- “se ai agjëronte tre ditë në krye të çdo muaji, nga agjërimi i tij ishte edhe ditë xhumaje”[7].
Ka thënë Ibën Khuzejme -Allahu e mëshiroftë- në Sahihun e tij: (Kapitulli: Përmendja e argumentit se agjërimi i tre ditëve për çdo muaj është në vend të agjërimit të muajit, agjërimi i tre ditëve ka qenë në fillim të muajit, ose nga mesi ose nga fundi).
Pastaj ka transmetuar hadithin e Muadhe El-Adeuije me tekst: “Se ajo ka pyetur Aishen gruan e profetit -salallahu alejhi ue selem- : A agjëronte profeti -alejhi selam- për çdo muaj tre ditë? Ajo tha: Po. I thashë: Nga cilat ditë të muajit agjëronte? Ajo tha: Nuk i vinte rëndësi se në çdo ditë të muajit agjëronte”[8].
Transmetohet nga Abdulmelik bin Kudame bin Melhan nga i ati i tij -radiallahu anhu- se ka thënë: “Profeti -alejhi selam- na urdhëronte për agjërimin e ditëve të bardha, ditën e trembëdhjetë, katërmbëdhjetë dhe të pesëmbëdhjetë dhe ka thënë: Ai është si (agjërimi) i gjithë kohës”[9].
Në një transmetim tjetër ka ardhur: “Ato janë si agjërimi i gjithë muajit”[10]
Vijon…
“Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut”
Autor: Husejn el Auajsheh
Përktheu Teuta Xeka
[1]E transmeton Tirmidhiu e të tjerë dhe e saktëson shejh Albani.
[2]E transmeton Ibën Maxhe e të tjerë dhe e saktëson shejh Albani.
[3] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[4]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[5]E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe e saktëson shejh Albani.
[6]E transmeton Tirmidhiu, Ibën Maxhe e të tjerë dhe e saktëson shejh Albani.
[7]E transmeton Ibë Khuzejme në Sahihun e tij, dhe Ebu Daudi dhe e saktëson shejh Albani.
[8]E transmeton Muslimi.
[9]E transmeton Ebu Daudi e të tjerë dhe e konsideruar hasen shejh Albani.
[10]E transmeton Nesaiu dhe e ka konsideruar hasen shejh Albani.