Çudi me katër njerëz si i neglizhojnë katër gjëra!

Çudi me katër njerëz si i neglizhojnë katër gjëra!

1. Çudi me të brengosurin

Çudi me atë që është sprovuar me brengë si e neglizhon fjalën e Allahu i Madhëruar: (Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejtë vetes!” (Kur’ani: El-Enbija, 87.)

Ndërsa Allahu i Madhëruar pas këtij ajeti ka thënë: Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. (Kur’ani: El-Enbija, 88.)

2. Çudi me atë që ka rënë në bela

Çudi nga i sprovuari me ndonjë bela si e neglizhon fjalën e Allahut të Madhëruar: …Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” (Kur’ani: El-Enbija, 83.)

Ndërsa Allahu i Madhëruar fill pas këtij ajeti thotë: Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, …” (Kur’ani: El-Enbija, 84.)

3. Çudi me të frikësuarin

Çudi me atë që është sprovuar me frikë si e neglizhon thënien e Allahut të Madhëruar: …Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!” (Kur’ani: Ali Imran, 174.)

Ndërsa Allahu i Madhëruar menjëherë pas saj thotë: Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu …” (Kur’ani: Ali Imran, 174.)

4. Çudi me atë që është viktimizuar nga njerëzit

Çudi me njeriun që i bëhen kurthe si harron fjalën e Allahut të Madhëruar: Juve do t’ju bie ndër mend çka po ju them, e çështjen time ia besoj All-llahut; vërtet, All-llahu mbikëqyr robërit!” (Kur’ani: Gafir, 44)

Ndërsa Allahu i Madhëruar menjëherë pas kësaj ka thënë: Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijave që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq.” (Kur’ani: Gafir, 44)

Sedat ISLAMI