Çka ndodhi me Bilalin pas vdekjes së Pejgamberit ajehi selam ?!

0
240

Bilali është i pari që ka thirrur ezanin me urdhrin e Muhamedit, alejhi selam, në xhaminë që ishte ngritur në Medine, dhe kështu vazhdoi 10 vjet.

Pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, Bilali shkoi tek Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me ta, dhe i tha: O Prijësi i muslimanëve, unë kam dëgjuar Muhmedin, alejhi selam, duke thënë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi në rrugën e Allahut.”

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Çfarë dëshiron o Bilal?
Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Të luftoj në rrugë të Allahut derisa të vdes.
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Kush do t’na thërret neve ezanin?
Bilalit iu mbushën sytë lot dhe tha se ai nuk mundet të thërret ezan pas vdekjes së Pejgamberit alejhi selam.
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Qëndro dhe na thirr ezanin!
Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, tha: Nëse më ke liruar nga skllavëria për vete, atëherë le të bëhet si thua ti, e nëse më ke liruar për Allahun, atëherë më liro që të shkoj…!
Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia ktheu: Gjithsesi, të kam liruar për Allahun.

Kështu Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, shkoi në Sham për të luftuar në rrugën e Allahut dhe tha për veten e tij: “Nuk kam mundur të përballoj të qëndroj në Medine pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, dhe sa herë që thërriste ezanin dhe arrinte tek fjala “Esh-hedu enne Muhammede-rr-rresulullah” iu nxinte fryma dhe qante, kështu që shkoi me muxhahidët.”

Pas disa vjetëve, Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të, e kishte parë në ëndërr Muhamedin, alejhi selam, duke i thënë: “Ç’është ky boshllëk o Bilal? Pse nuk po na viziton?”

U ngrit nga gjumi, i mërzitur Bilali hipi në kafshën e tij dhe u nis drejt Medinës. Aty i takoi nipat e Muhamedit, alejhi selam, Hasanin dhe Huseinin, Allahu qoftë i kënaqur me ata, dhe ata i kërkuan që ta thërras ezanin! Të gjithë njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe nuk mbahet mend të kenë qarë më shumë banorët e Medinës së ndritur, se sa në këtë rast!

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, kur vizitoi Shamin ndërmjetësuan muslimanët tek ai që ta bind Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me të, ta thërret ezanin vetëm për një namaz! E thirri Omeri Bilalin, Allahu qoftë i kënaqur me ta, koha e namazit vetëm se kishte hyrë dhe kërkoi nga ai që ta thërret ezanin. U ngrit Bilali dhe e thirri ezanin. Qanë sahabët të cilët e kishin takuar Muhamedin, alejhi selam, derisa Bilali thërriste ezanin.

Para se të vdiste e ngushëllonte gruaja e tij, ndërsa ai thoshte: “Mos qaj, nesër do t’i takoj të dashurit e mi, Muhamedin, alejhi selam, dhe shokët e tij!”

Përktheu: Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here