Home Lajme Çmendet komuna e Klines 14.352 euro vetëm për telefon

Çmendet komuna e Klines 14.352 euro vetëm për telefon

komuna-kline-110712_993818Komuna e Klinës ka shpenzuar pa kontroll. Zyrtarët e kësaj komune që udhëhiqet nga Sokol Bashota, kanë shpenzuar për telefona hiq më pak se 14 mijë e 352 euro.

Këto të gjetura janë vënë në dispozicion Indeksonline, nga organizata joqeveritare “Koha” që kanë akuzuar komunën e Klinës për mënyrën e rritjes së shpenzimeve pa kontroll të parasë publike.

Sipas kësaj organizate shpenzimet në shumë kategori (telefon, dreka zyrtare, karburante dhe mirëmbajtje të veturave), që ka bërë komuna në periudhën janar – qershor 2013 janë shumë të mëdha dhe të panevojshme.

“Shpenzimet për dreka zyrtare janar – qershor 2013 janë 14 600 euro ose 182 euro ndërkaq akoma më shqetësuese është kategoria e shpenzimeve të telefonisë mobile “Vala” ku komuna ka rritur shpenzimet në 8081euro .

OJQ Koha, gjatë punëve të përditshme kanë gjetur që kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, që i ka pa limit shpenzimet e telefonisë, nuk ka aktiv numër të telefonisë VALA, por IPKO. Gjithsej për telefon mobil dhe kabllor komuna ka shpenzuar 14 352 euro”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Gjithashtu kjo OJQ vlerëson se pushteti lokal është duke keqpërdorur veturat zyrtare. Sipas tyre shpenzimet për karburante, mirëmbajtje të veturave, regjistrim dhe sigurim të automjeteve kanë kushtuar 64 307 euro ndërkohë që për mirëmbajtjen e shkollave janë investuar vetëm 20788.

“OJQ Koha, ka vërejtur se disa drejtor veturat zyrtare i përdorin edhe për vajtje – ardhje në shtëpi – punë dhe kjo është një shkelje ligjore dhe përdorimi i veturave zyrtare pas orarit të punës nga drejtorët duhet të ndalet dhe në këtë mënyrë ruhet paraja publike”, përfundon reagimi.

Previous articleMOS SHKATËRRONI NAMAZIN TUAJ
Next articleSI TË ZGJOHEM PËR NAMAZIN E SABAHUT?