ÇKA HUMBË NËSE SE FALË NAMAZIN?

0
217

POROSIA E TRETË: “… dhe assesi mos e lë pa e falur namazin e obligueshëm me qëllim, ngase ai që e lë pa e falur namazin, që e ka farz, me qëllim, mbrojtja e Allahut ndaj tij tanimë është larguar …”

Qëllimi i kësaj porosie është përkujdesja dhe ruajtja e namazit të obligueshëm, d.m.th. që është farz. E sa të shumta që janë porositë për namazin në Kur’an dhe Sunet!
Allahu i Lartë thotë:
“Fale namazin, vërtetë namazi ndalon nga e keq¬ja dhe e shëmtuara dhe përmendja e Allahut ësh¬të më e madhja, e Allahu e di se çka veproni.” (El-Ankebut 29, 45)
Pra, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia në namaz e bën na-mazliun pronar të një personaliteti të fortë e të qëndrue¬shëm, të cilin varfëria nuk e trondit dhe pasuria nuk e bën krye¬neç.
Ka thënë i Lartësuari:
“Urdhëroje familjen tënde të falë namazin, edhe ti vetë bëhu i qëndrueshëm në zbatimin e tij, Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty e as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), e ardhmëria e mirë i takon atij që ruhet (nga mëkatet).” (Taha 20, 132)
Thotë i Lartësuari:
“Vërtetë, namazi është obligim për besimtarët në kohë të caktuar.” (En-Nisa 4, 103)
Thotë i Lartësuari:
“Kujdesuni rregullisht për namazet, e edhe për namazin e mesëm (atë të ikindisë) dhe ngrehuni për Allahun në falje (të namazeve) plot respekt.” (El-Bekare 2, 238)
Ka thënë i Lartësuari:
“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë (për proble¬met e jetës) me durim dhe namaz, se vërtetë Allahu është me durimtarët.” (El-Bekare 2, 153)
Thotë i Lartësuari:
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet e jetës) me durim dhe namaz, ndonëse vërtetë ajo është e vështirë, por jo edhe për ata që ia kanë frikën Allahut.” (El-Bekare 2, 45)
Muhammedi (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem), kur e mundonte ndonjë gjë, strehohej në namaz. Ai ka thënë:
“Marrëveshja midis nesh dhe midis tyre është namazi, pra ai që e braktis ka bërë kufr (ka rënë në pa¬besim).”
Namazet e obliguara janë pesë, e ky hadith, i cili po¬ro¬sit për namazin, vë në citat faktin se ka larguar mbrojtjen e Allahut nga vetja kush e lë nama¬zin me qëllim.

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti Allahu e mëshiroftë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here