CILAT JANË VEPRAT QË SHPËRBLEHESH EDHE PAS VDEKJËS !!??

0
511

Nga sahabiu i nderuar Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), ka thënë:

“Janë shtatë vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në varrin e tij, pas vdekjes së tij:
Lënia trashëgimi e diturisë së dobishme (t’ju lësh njerëzve dituri nga e cila do të përfitojnë),
T’ju mundësosh të përfitojnë nga uji i një lumi (hapja e një vije që të kaloi uji),
Hapja e një pusi (apo burimi),
mbjellja e një palme (hurme arabe, apo e çdo peme tjetër të dobishme),
Ndërtimi i një xhamie,
Dhurimi i një Mus’hafi (Kurani),
si dhe të lësh pas fëmijë të edukuar, të cilët luten dhe kërkojnë falje për ty pas vdekjes tënde.”

El Albani (Allahu e mëshiroftë!), në librin e tij “Sahihu el xhemiu” me nr 3596, e ka vlerësuar si hadith hasen.