Çka është Imani ?

0
258

Imani tek Ehli Sunneti:
Imani tek Ehli Suneti është: “fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet”.
Transmeton Ebu kasim el-Lalkai me zingjir të saktë nga Buhariu se ka thenë: “Kam takuar më shumë se një mijë (1.000) dijetarë të vendeve, të gjithë ishin të një mendimi se Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet” (fet-hul Barij 1/47)

Çështë për qëllim “Fjalë
Ehli Sunneti me këtë ka për qëllim fjalën e gojës dhe fjala e zemrës.
Fjala e gojës është dëshmia dhe gjitha fjalët tjera që e kënaqin Allahun Subhanehu ve Te’ala, dhe fjala e zemrës është bindja e zemrës.

Çështë për qëllim me fjalën “Vepër
Kanë për qëllim vepërat e gjymtyrëve dhe ato janë të gjitha veprat e mira nga farzet, vaxhibet, mustehabet dhe veprat e zemrës janë dashuria ndaj Allahut dhe Pejgamberit Alejhi Selam, kënaqësia me gjykimin e tyre, mbështeja në Allahun, sinqeriteti, shpresa në Allahun, frika nga Allahu etj.

Shtohet dhe pakësohetilmu iman amal
Shtohet, forcohet me vepra të mira dhe pakësohet, dobësohet me vepra të këqia.

Në këtë definimin dijetarët kanë përmbledhur ruknet e Imanit dhe ato janë katër:

  • Fjala e gojës.
  • Fjala e zemrës
  • Vepra e gjymtyrëve
  • Veprat e zemrës.

Nga rregullat e Imanit tek Ehli Sunneti janë edhe këto rregulla:

  1. Imani pjesëzohet dhe këtë e kanë marrë nga hadithi i Pejgamberit SalAll-llahu Alejhi ve Selem se imani është shtatëdhjet e disa pjesë…
  2. Nëse pyetesh a je Mu’min duhet thenë: po Mu’min insha All-llah, sepse fjala Mumin prezenton Imanin e plotë e njeriu duhet të shpresoj por jo edhe të përgjigjet i sigurt se e posedon.
  3. Tek Ehli Sunneti nuk është i njejtë mëkati i braktisjes së Rukeneve të islamit me mëkatin e veprimit të mëkateve të mëdha që janë më të vogla se shirku.

Shejkh`ul`Islam Ibn Tejmije thotë: ”Ne kur themi se Ehli Sunneti janë të gjithë të pëlqimit se njeriu nuk bënë kufër me mëkate, kemi për qëllim mëkatet sikur: zinaja, alkoholi etj., kurse sa i takon shtyllave të islamit dhe bërja e njeriut mosbesimtarë me lërjen e shtyllave të Islamit, diskutimi rreth kësaj është çështje e njohur. (Mexhmul Fetava 7/302).

Gjatë shpjegimit të Imanit dijetarët kanë përmendur se fjalët e gojës në tërësi formojnë një rukn të Imanit, gjithashtu, fjala e zemrës, vepra e gjymtyrëve dhe veprat e zemrës, secila nga kjo në tërësin e vet formon nje shtyllë, por kjo nuk donë të thotë se çdo fjalë e gojës është shtyllë e Imanit, gjithashtu prej veprave të gjymtyrëve dhe të zemrës nuk janë të gjitha rukne, por ka prej tyre rukne që janë, ka prej tyre vaxhibate që janë dhe ka prej tyre mustehabate që janë.

Shejkh`ul` Islam Ibn Tejmije thotë: “Imani përbëhet nga baza që pa të nuk ekziston, nga Imani i obliguar që pa të mangësohet dhe njeriu meriton denim, dhe nga Imani mustehab me lënjen e tij njeriu humbë gradat e larta” (7/637).

Kjo nënkuptohet me fjalën “Iman” tek Ehli Sunneti, tek gjenerata e parë te sahabët dhe tabi’inët derisa u paraqiten Khavarixhët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here