Cili është gjykimi fetar – sipas mendimit tuaj – për këto shprehje:

0
206

Pyetje: Cili është gjykimi fetar – sipas mendimit tuaj – për këto shprehje: ‘e di Allahu’, ‘mos e lejoftë Zoti’, ‘mos e thëntë Zoti’, ‘kështu ishte dëshira e Allahut’, ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri’?
Përgjigje: Fjala: ‘e di Allahu’ nuk ka gjë të keqe nëse njeriu është i sinqertë në atë që thotë.
Shprehja: ‘mos e lejoftë Zoti’, ‘mos e thëntë Zoti’ nuk ka problem në to nëse njeriu ka për qëllim që të kërkojë (prej Allahut) shpëtimin prej gjërave që e dëmtojnë (sh.p. pra nëse dalin në formë duaje).
Shprehja: ‘kështu ishte dëshira e Allahut’, nëse ka për qëllim se ajo që i ka rënë, qoftë ajo: sëmundje, apo varfëri apo të ngjashme janë prej caktimit të Allahut dhe dëshirës së Tij universale, atëherë s’ka gjë të keqe në këto shprehje.
Fjala: ‘Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri’ lejohej të thuhej atëherë kur ishte gjallë i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin të – ndërsa pas vdekjes së tij thuhet vetëm: ‘Allahu është e di më mirë’, sepse i Dërguari – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin të – nuk e di se çfarë ndodh pas vdekjes së tij. Dhe me Allahun arrihet suksesi. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij, e mbi ta qoftë paqja dhe shpëtimi!”

“Grumbulli i fetvave të komisionit të përhershëm. Grumbulli i parë nr. 163/2″

Përktheu: Emin Bilali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here