Cili është emri i plotë i Pejgamberit tonë?

0
582

Pyetje: Kam dëgjuar se emri i plotë i Pejgamberit është Muhamed Abdullah, Abdul Mutalib, Abdul menaf, Mukelab Mukab, Murre, Luej, Fehrr, Kusai, Hashim, Galib. A është e vërtetë kjo?
Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…
Emri i tij i plotë është Muhamed, ndërsa emrat tjerë që i keni përmendur duhet të jenë janë paraardhësit e tij (babai dhe gjyshërit), por disa nga ato janë gabimisht të shkruara apo të radhitura, ndërsa radhitja e saktë është kjo: Muhamedi i biri i Abdullahut, ky i Abdulmutalibit, ky i Hashimit, ky i Abdumenafit, ky i Kusajit, ky i Kilabit, ky i Mura-s, ky i Kabit, ky i Luejit, ky i Galibit, ky i Malikut dhe disa të tjerë derisa të arrijë te babai i shumë pejgambereve, tek Ibrahimi alejhi selam.
Allahu e di më së miri.