Çfarë presin të moshuarit tanë prej të rinjëve?

Çfarë presin të moshuarit tanë prej të rinjëve?

Në kohën e fëmijërisë sonë, mosha tridhjetë-dyzet vjeç na dukej shumë e madhe, saqë përbrenda ndjenim sikur nuk do të venim kurrë në atë moshë. Vitet zmadhoheshin para syve tanë, bëheshin si një masë kohore e pashterueshme. E ndjenim veten të sigurt, sikur kishte një jetë pafund në limanin e sigurt të atyre viteve të mëdha që dukeshin sikur nuk do të shteroheshin. Madje, kur vinte mosha tridhjetë-dyzet vjeç, këtë herë, mosha gjashtëdhjetë-shtatëdhjetë vjeç i duket njeriut si një moshë e paarritshme ndonjëherë. Kjo ndjenjë që formohet tek fëmijët, vazhdon të jetë edhe në vitet e rinisë. Kur kthehet pas dhe shikon mbrapa, pas martesës dhe bërjes së fëmijëve, vihet re se kanë kaluar vitet më të çmuara dhe ndjenjat që nuk kalojnë më tej nga e shkuara, ia lënë vendin ndjenjave më reale. Kur klasifikojmë jetën njerëzore, mund ta ndajmë atë në fëmijëri, rini, pjekuri dhe pleqëri. Pleqëria, që është brenda këtyre etapave, është periudha më e vështirë që përjeton njeriu në jetën e tij. Është një pjesë kohe, në të cilën njeriu bëhet delikat, bëhet i pafuqishëm dhe i nevojshëm për përkujdesje, si nga aspekti fizik, ashtu edhe nga aspekti sentimental.

Me kalimin e viteve, njeriun e frikëson ndjenja e pashmangshme se po i afrohet një fundi. Ndjenja e mosnjohjes së rrjedhjes së jetës si uji ose dobësia e viteve të shkuara. Nuk mund të bëhen llogaritë për të ardhmen, ndërkohë që ke mall gjithmonë për të kaluarën. Por ekziston një realitet i pandryshueshëm e ai është se njeriu nuk i reziston dot kohës dhe plaket. Periudha e pleqërisë, nga njëra anë është periudha e shterimit të shpresave për të jetuar, ndërsa nga ana tjetër është periudha e shfaqjes së pishmanllëkut për të shkuarën. Njeriu është në gjendje shpirtërore, që pothuajse bëhet si fëmijë zemërak. Pa dyshim që është e vështirë t’i shpjegosh një të riu si është psikologjia e plakjes. Sado të plaket njeriu, po aq e vështirë bëhet përshtatja e tij me pleqërinë. Pa marrë parasysh se në çfarë moshe është njeriu, përsëri mendohet se ajo moshë është herët për vdekjen. Megjithatë, vdekja nuk shikon as moshë, as individ. Nuk ka diskriminim në literaturën e vdekjes. Kujt i skadon koha, vjen dhe e merr. Më e rëndësishmja nuk është se në ç’kohë do të vdesim, por si do ta presim vdekjen që vjen papritur dhe në ç’mënyrë jemi përgatitur për të.

Cilido që është në jetë, një ditë, herët apo vonë, do ta përjetojë këtë ndjenjë të pleqërisë. Para se të vijmë në këtë gjendje, ne duhet të mendojmë rreth pyetjes se çfarë presin nga ne njerëzit që janë në moshën e pleqërisë ose si duhet të sillemi kundrejt tyre. Kur ta vendosim veten tonë në vend të tyre, mund të japim përgjigje më të sakta të këtyre pyetjeve. Para së gjithash, ne duhet t’ua ndjejmë të moshuarve se ata gëzojnë një pozitë të respektueshme në shoqëri. Ne duhet të mos ua bëjmë të moshuarve të ndjejnë mangësitë fizike dhe shpirtërore që burojnë nga pleqëria e tyre dhe t’i nxisim ta kuptojnë se gjithmonë janë të vlerësuar. Duhet të përkujdesemi për çdo njeri të moshuar, me të cilin përballemi në shoqëri, ashtu siç kujdesemi për të afërmit tanë, prindërit tanë; po në atë masë duhet ta tregojmë respektin, dashurinë dhe dhembshurinë tonë për ta. Gjendja me të cilën përballen më shumë njerëzit e moshuar është vetmia dhe izolimi i tyre nga shoqëria. Një njeri të moshuar, i cili është në brendësi të kësaj ndjenje, tashmë e pushton një ndjenjë se nuk vlen më për asgjë në jetën ku jeton. ETIKA 19 Njerëzit përreth tij duhet ta vënë re këtë gjë, të paktën duhet t’i përfshijnë ata në mjedise sociale dhe të mos u japin ndjenjën e vetmisë. Njerëzit e moshuar duhet të jenë pasqyrë për të tjerët. Kur të shikojmë ata, pothuajse duhet të shikojmë të ardhmen tonë. Të mbartësh ndjenjën se një ditë do të plakemi edhe ne, do të na shtojë ndjeshmërinë tonë ndaj të tjerëve. Megjithëse janë të dobët fizikisht, të moshuarit janë njerëzit që kanë arritur nivelin më të lartë në aspektin e përvojës së jetës. Prandaj, secili nga ata duhet të bartë vlera të veçanta për ne. Ata duhet të jenë njerëz, prej të cilëve duhet të për- fitojmë dhe të marrim opinionin e tyre. Në këtë mënyrë edhe i rregullojmë ata edhe përfitojmë nga eksperienca e tyre. Me pak fjalë, vitet e rinisë, kur jemi të fuqishëm dhe vlerën e të cilave nuk e njohim, një ditë do t’ia lënë vendin pleqërisë pas stinës së vjeshtës. Ndërkohë që jetojmë pranverën e jetës sonë, nuk duhet të harrojmë se kjo pranverë do të jetë pranvera e fundit, madje edhe dimri i fundit. Për të korrur atë që kemi mbjellë, nuk është e nevojshme të presim të nesërmen, rinia e sotme është pleqëria e së nesërmes. Çfarë kemi mbjellë sot, atë do të korrim në sezonin e vjeljes.