ÇFARË MIKU DO TË ZGJEDHËSH?

0
203

ÇFARË MIKU DO TË ZGJEDHËSH?

Nëse e shpeshton leximin e Kuranit, atë ke për ta miqësuar.

Nëse e shpeshton agjërimin, atë ke për ta miqësuar.

Nëse e shpeshton sadakanë, atë ke për ta miqësuar.

Nëse e shpeshton të përmendurit e Allahut, atë ke për ta miqësuar.

Nëse kërkon dituri, atë ke për ta miqësuar.

Nëse e shpeshton namazin e natës, atë ke për ta miqësuar.

Në të kundërtën nëse e tepron në dëfrim, ngrënien dhe pijen e tepërt, humbjen e kohës, shëtitje, gjumë, etj… ato do t’i miqësosh dhe kanë për t’i vështirësuar adhurimet e tua.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Njeriu vazhdon të ketë vështirësi në adhurime derisa t’i miqëson dhe t’i donë, e pastaj Allahu nga mëshira e Tij i përcakton melek që e shtynë ka adhurimet, ia prishin gjumin dhe ndejat e tij dhe e çojnë drejt adhurimeve.

Allahu tha: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona.” (Ankebut: 69.)

Sa më shumë që robi shton afërsinë te Allahu aq më shumë shijon kënaqësi dhe ëmbëlsi në çdo gjë derisa ta arrin atë që e premtoi Allahu për të: “Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur”. (Nahl: 97.)

Dijetari Muhamed Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, tha: Sa më shumë që robi e shton afërsinë e tij tek Allahu aq më afër është pranimit të duasë së tij, bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, I cili tha: “Vazhdimisht robi Im mua më afrohet me vepra fakultative (nafile) deri sa nuk e simpatizojë (dua). E kur e dua, dashuria e tij ndaj Meje mbizotëron, dhe të dëgjuarit e tij me të cilin dëgjon është vetëm për Mua; të pamurit e tij me të cilin sheh është vetëm për Mua; dora e tij me të cilën kapë, punon vetëm për Mua; këmba e tij me të cilën ec, ec vetëm për Mua. I këtilli nëse më kërkon diç, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë’.” (Buhariu)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here