Home Zgjodhëm për ju. Cdo të thotë të shikosh të vdekurin në ëndërr!

Cdo të thotë të shikosh të vdekurin në ëndërr!

Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr
BISEDA ME TË VDEKUR
Nëse ëndërrohet se po bisedon me të vdekurin, fjalët e të vde- kurit, qofshin ato të mira ose të këqija, do të bëhen realitet. I vdekuri jeton në botën e vërtetë (Ahiret), ka shkuar nga bota e rrejshme (Dynjaja) dhe nuk gënjen, pavarësisht nga ajo se çka thotë.
Kur dikush ëndërron se i vdekuri e fton, nëse është i sëmurë, do të vdesë, por nëse është i ditur, këshilla e të vdekurit do t’i ndihmojë të largohet nga devijimi dhe ta përmirësojë gjendjen e vet.

ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË LUMTUR
Endërrimi i njeriut të vdekur që është i lumtur, në kushte të mira, me rroba të bardha ose të gjelbra, duke u mahitur ose duke folur fjalë të mira – do të thotë se i vdekuri jeton në qetësi dhe është në gjendje të mirë.
Nëse dikush sheh në ëndërr që i vdekuri i afrohet fytyrë qeshur, e përshëndet dhe përqafohet me të, kjo nënkupton lajm të mirë.
Nëse njeriu sheh në ëndërr njeri të vdekur, të cilit i shkon pas, e shtrëngon, e përqafon ose e mbyt atë – do të thotë se ai do të ketë pleqëri të mirë.

ËNDËRRIMI I TË VDEKURIT TË PIKËLLUAR
Nëse shihet në ëndërr njeriu që ka vdekur dhe është i veshur me rroba të vjetra, të grisura, të pluhurosura ose duket i pikëlluar – ai nuk do të jetë i qetë në botën e ardhshme. Po të shihet se i vdekuri është i sëmurë, ai ka shumë mëkate.
Nëse ëndërrohet që personi i vdekur e godet, e shikon vëngër, i kanoset, apo nuk e përshëndet, kjo nënkupton që ky person e pa- ralajmëron për ndonjë obligim të pa përmbushur ndaj tij, ose se ka rënë në mëkat ndaj Allahut, xh.sh..

Një shkrim tjetër i dobishëm Zbulime muslimane që ndryshuan botën – Optika
I VDEKUR PËR SË DYTI
Nëse individi sheh ëndërr se ka vdekur për së dyti dhe vajtohet pa zë – do të thotë se një nga anëtarët e tij do të martohet e do të ketë lumturi e harmoni.
Po nëse i vdekuri për së dyti qahet dhe vajtohet – një anëtar i familjes së ëndërruesit do të vdesë.

Komentimi i ëndrrave
Ibn Sirin

Previous articleKur të shohësh një gabim tek unë, më trego mua dhe mos i trego tjerëve
Next articleTë qeshurit, a e prish abdesin dhe namazin?