Ç’do të thotë besimi se Zoti është një…

0
261

Pyetje: Ç’do të thotë besimi se Zoti është një e i pashoq në veprat e Tij (Rab).Përgjigje: Të besosh Zotin si Krijues dhe Sundues të gjithçkaje dhe si rregulluesin e vetëm të punëve të krijesave. Përderisa Allahu është Krijuesi, Sunduesi dhe Rregulluesi i vetëm i punëve të krijesave, atëherë vetëm Ai meriton të adhurohet.

Pyetje: Cili është argumenti për këtë?

Përgjigje: Fjala e Allahut: “O njerëz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të bëheni të përkushtuar. I Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin e ka ndërtuar me përsosmëri, i Cili prej së larti zbret ujë dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim. Prandaj mos i vini shokë Allahut, duke e ditur!” (Bekare, 22-23). Ibn Kethiri ka thënë: “Vetëm Krijuesi i këtyre gjërave është Ai i cili meriton të adhurohet.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here