BISEDA E PANJOHUR ME NENEN

0
300

( Nje dialog i imagjionuar )

Muaji I.

Mami, jam vetem 2 cm i gjatë, por i kam te gjitha organet. E dua zerin tend dhe sa herë qe e degjoj leviz duart dhe kembët. Të rrahurat e zemres tende janë ninulla ime e preferuar.

Muaji II.

…Mami, sot mesova të thithja gishtat. Po te me shikoje do e kuptoje qe jam rritur pak, por akoma nuk jam aq i madh sa të mund të jetoj jashtë shtepis sime. Këtu është kaq ngrohtë.

Muaji III.

E di çfarë mami? Jam vajzë. Shpresoj qe kjo të të bej të lumtur. Unë dua qe ti te jesh gjithmonë e lumtur. Nuk me pelqen kur qan, dukesh kaq e trishtuar.. Edhe unë trishtohem dhe qaj me ty, edhe pse ti nuk me degjon dot.

Muaji IV.

Mami, floket e mi kanë filluar të rriten. Janë ende të shkurter e të hollë, por unë nuk merzitem sepse me vonE do i kem te gjatë e të bukur. Kaloj shumë kohe duke berë ushtrime. Për shembull tani mund te kthej kokën dhe të leviz gishtat. Po ja dal mbar mire me duket.

Muaji V.

Mami, ishe tek doktori sot. Ai të genjeu, te tha qe unë Nuk jam një bebe, por unë Jam një bebe. Jam bebja jote. Mami, çfarë është aborti?

Muaji VI.

Sot e degjova prap atë doktorin. Nuk e pelqej atë, me duket i ftohte dhe pa zemër. Diçka po hyn në shtepin time. Doktori e quajti atë gjilperë. Mami çfarë është ? Po me djegë.. Mami të lutem thuaji të ndaloj. Të lutem me ndihmo. :’(

Muaji VII.

Mami tani jam mirë. Jam në parajs, në duart e një meleku. Ai po me mban. Me tregoi për abortin. Pse nuk me deshe mami? Unë ta fala por Zotit çka do i thuash: Nuk me deshte, Isha jashtëligjorë me burrë tjetër, apo…

E huazuar
—————–

Shumë prej burrave dhe grave muslimane nuk bëjnë fëmijë apo e kufizojnë numrin e fëmijëve të tyre nga frika e varfërisë. Si ka mundësi që një besimtar dhe besimtare të ketë frikë nga varfëria apo nga risku i fëmijës së tyre, kur Allahu subhanehu ue teala ka thënë: “Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.” (Hud, 6). Gjithashtu, Allahu subhanehu ue teala thotë: “Sa e sa gjallesa janë që nuk kanë mundësi për furnizimin e vet. Allahu i furnizon ato edhe ju. Ai është dëgjuesi, i dijshmi.” (El Ankebut, 60)

Allahu subhanehu ue teala na ka ndaluar ta bëjmë një gjë të tillë.

Allahu subhanehu ue teala thotë: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.” (El Isra, 31)

O ju muslimanë, mbështetuni Allahut subhanehu ue teala dhe mos kini frikë nga furnizimi i fëmijëve tuaj, sepse Ai i cili ia ka garantuar furnizimin e tyre duke qenë ata në barkun e nënës, Ai është i cili ia ka garantuar furnizimin edhe në këtë botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here