VLERA E DISA AJETEVE DHE SUREVE TE KUR’ANIT

0
540

1. Nga Ebu Derda nga Pejgamberi alejhi selam i cili tha:

“Kushdo që i mëson përmendsh dhjetë ajetet e para të sures Kehf, do të jetë i mbrojtur nga fitneja (sprova) e Dexhalit”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.582)

2. Nga Zubejr, nga Xhabir, nga Pejgamberi alejhi selam :

“I Dërguari i Allahut nuk flinte, derisa t’i recitonte

“Elif.Lâm.Mîm. Tenzil…” (es-Sexhde) dhe “Teberake ledhî bijedihilmulk…” (el-Mulk)”
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.585)

Dermi ka një transmetim nga Ibn Demrâh, nga Ka’ab, i cili tha:
“Kushdo që lexon suren Sexhde dhe Tebarek (el-Mulk), i shkruhen shtatëdhjetë vepra të mira dhe i hiqen shtatëdhjetë të këqia, dhe, për shkak të kësaj, ngrihet shtatëdhjetë gradë”.
(Isnad hasen maktu)

3. Nga Ibn Umer: I Dërguari i Allahut alejhi selam tha:
“’Kul ja ejuhel kafirun…’ (surja el-Kafirun) është e barabartë me çerekun e Kur’anit”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.586)

4. Nga Abdullah ibn Mes’ud: I Dërguari i Allahut alejhi selam tha:

“Vërtet që çdo gjë ka majën e vet, dhe maja e Kur’anit është surja Bekare. Kur shejtani të dëgjojë Kur’anin të recitohet, ai e lëshon shtëpinë ku dëgjohet Kur’ani ”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.588)

5. Nga Muadh bin el-Xhuheni, I Dërguari i Allahut alejhi selam tha:

“Kushdo që lexon ‘Kul huvAllahu ehad…’ (surja Ikhlas) derisa ta thotë dhjetë herë, Allahu ia ndërton një pallat në Xhenet si dhe dobi të tjera”.
Umeri tha:”Atëherë, do të kemi shumë pallate, o i Dërguar i Allahut!”
Pejgamberi alejhi selam tha: ”Allahu ka më shumë dhe atë që është më e mirë”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.589)

6. Nga Abdullah bin Shekik, nga Aisha r.a. e cila tha:
”I Dërguari i Allahut alejhi selam falte katër rekate para namazit të Drekës, dy para namazit të ikindisë dhe gjithmonë i falte këto. Ajo permend se Pejgamberi alejhi selam thoshte:
“Janë dy sure të bekuara të cilat recitohen në dy rekatet para namazit të sabahut; ato janë
” Kul ja ejuhel kafirun dhe Kul huvAllahu ehad ”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.646)

7. Nga Ebul-Ehuas, nga Abdullah i cili tha: I Dërguari i Allahut alejhi selam tha:

“Lexoni Kuranin, sepse vërtet do të shpërbleheni për të. Nuk them se Elif. Lâm.Mîm është një shkronjë, por Elif ka dhjetëshpërblime, Lâm ka dhjetë shpërblime, dhe krejt këto janë
tridhjetë shpërblime”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.660)

8. Nga Abdullahi, nga i Dërguari i Allahut alejhi selam:

“Leximi i sures Tebarek (el-Mulk) parandalon nga ndëshkimi në varr”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1140)

9. Nga Aliu r.a. se Pejgamberi alejhi selam tha:

“Jemi urdhëruar të përdorim misuakun (dmth të pastrojmë gojën). Vërtet, kur robi i Allahut qëndron në namaz, i vjen një melek i cili qëndron përmbas tij duke e dëgjuar recitimin e
Kuranit. Pastaj ai(engjëlli) afrohet dhe vazhdon ta dëgjojë e të afrohet, derisa të vendosë buzët e veta në buzët e tij, dhe ai nuk reciton ndonjë ajet vetëm se hyn brenda engjëllit”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1213)

10. Nga Malik el-Eshxha’i, nga babai i tij, i cili tha: I Dërguari i Allahut alejhi selam tha:

“Kushdo që ia mëson dikujt një ajet nga Libri i Allahut teala, do të ketë shpërblimin për të sa herë që të recitohet”.
(Silsileh Ahadith es-Sahiha e shejh Albanit, nr.1335)

11. Nga Ebul-Euass, nga Abdullah, i cili tha: I Dërguari i Allahut alejhi selam tha:

“Lexoni suren Bekare në shtëpitë tuaja, se vërtet shejtani nuk hyn në shtëpinë ku lexohet surja Bekare”.
(Silsileh Ahadith esSahiha e shejh Albanit, nr.1521)VLERA E DISA AJETEVE DHE SUREVE TE KUR’ANIT

(Silsileh Ahadith esSahiha e shejh Albanit, nr.1521)