Bëni kujdes nga kjo lloj molle, mund të bëhet burim sëmundjeje

0
215

Molla është një nga frutat më të përdorura në botë, por a e dini se mollët i thithin shumë kollaj pesticidet dhe kimikatet me të cilat i spërkasin fermerët për t’i mbrojtur nga insektet ose sëmundjet?

E keni vënë re se si ndriçojnë mollët, ose janë të rrëshqitshme, e pra kjo ndodh pasi prodhuesit e mollëve ose edhe tregtarët i lyejnë ato me dyllë për të penguar kalbjen dhe për të larguar insektet. Kjo shtresë dylli mban brenda pesticidet të cilat molla i akumuluar kur ka qenë në sezonin e rritjes dhe pjekjes prandaj duhet të keni kujdes.

Një mënyrë për të dalluar nëse mollët janë të lyera me dyllë është uji i nxehtë që e nxjerr në pah dyllin pasi e shkrin atë. Duhet të keni kujdes pasi mollët e lyera me dyllë janë mollë që rrinë shumë nëpër magazina.

Një këshillë na vjen nga ekspertët e shëndetit, lajini frutat dhe perimet me sodë buke të përzier me ujë dhe fshijini mirë me leckë për të pasur fruta sa më të shëndetshme. Gjithashtu një mënyrë tjetër është edhe heqja e lëkurës së frutave. Në videon e mëposhtme do të shihni provën e mollëve me ujë të nxehtë./tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here