Begatia e ushqimit – Mrekulli në kohën e Muhamedi alejhi selam

0
526

Begatia e ushqimit – Mrekulli në kohën e Muhamedi alejhi selam

Ndryshe nga mrekullitë e profetëve të tjerë si shkopi i Musait; sundimi i kafshëve, xhindëve dhe erës nga Sulejmani (a.s.); shërimi i të verbërve, lebrozëve dhe ringjallja e të vdekurve me lejen e Zotit nga Isai (a.s.), të cilat janë të ditura nga shumë njerëz, për Profetin tonë mrekulli të tilla megjithëse janë të shumta, janë pak të njohura. Le të mundohemi të përmendim disa prej tyre me qëllim që të mbushim sadopak vakumin e njohurive në këtë fushë. Ngjarjet të cilat do përmenden janë të marra nga transmetime autentike:

Begatia e ushqimit

– Në kohën që Profeti dhe Ebu Bekri qëndronin tek shtëpia e Ebu Ejjubi’l-Ensari, vetë i zoti i shtëpisë tregon: Përgatita ushqim sa t’i mjaftonte vetëm atyre të dyve. Profeti më tha të thërrisja tridhjetë vetë nga të parët e Medines. Erdhën dhe hëngrën. Pastaj më urdhëroi të thërrisja edhe gjashtëdhjetë të tjerë. Edhe ata erdhën dhë hëngrën. Më pas më tha të thërrisja edhe nëntëdhjetë vetë; erdhën dhe hëngrën. Në enë kishte mbetur ende ushqim. Të gjithë ata që erdhën hynë në Islam. Nga ai ushqim për dy vetë hëngrën 180 vetë.

– Abdurrahman bin Ebi Bekr tregon se gjatë një ekspedite ishin njëqind e tridhjetë vetë bashkë me të Dërguarin e Allahut. Ai na pyeti nëse kishim diçka për të ngrënë. Dikush nga ne kishte miell. Menjëherë zumë brumë sa për një bukë të vogël. Më pas blemë dhe therëm një dele. Profeti urdhëroi t’i skuqej mëlçia. Pastaj i Dërguari i Allahut i dha secilit nga ne një copë nga mëlçia e pjekur dha la mënjanë edhe për ata që nuk ndodheshin aty. Pastaj mishin e gatuar e ndau në dy çanakë. Të gjithë hëngrëm dhe u ngopëm, kurse enët vazhdonin të rrinin plot sikur nuk ishin prekur fare.

– Xhabir el-Ensari transmeton se një burrë shkon tek Profeti dhe i kërkoi diçka për të ngrënë për familjen e tij. Profeti i dha një sasi buke elbi. Ai person hëngri nga ajo copë me familjen dhe mysafirët e tij për një kohë të gjatë. Ai e kontrolloi ushqimin dhe pa se nuk kishte mbaruar, pastaj e peshuan për ta parë sa ishte pakësuar. Më pas humbi begatia dhe buka filloi të pakësohej. Pastaj burri shkoi dhe ia rrëfeu të Dërguarit të Allahut ngjarjen. Profeti ia ktheu: “Sikur të mos e kishit peshuar do t’ju mjaftonte për gjithë jetën”