Allahu i Lartësuar për çdo sëmundje ka zbritur ilaçin e saj!

0
167

Në dy Sahih-ët është rrëfimi prej Atait, i cili përcjell prej Ebu Hurejrës, se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Allahu i Lartësuar për çdo sëmundje ka zbritur ilaçin e saj!”

Në Musned-in e imam Ahmedit është hadithi i Zijad ibn Ilakates, që përcjell prej Osama ibn Sherikut, i cili thotë: “Unë isha te Pejgamberi (s.a.u.s.), kur tek ai erdhën disa beduinë dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! A të mjekohemi?” Ai tha: “Po, o robër të Zotit, mjekohuni, sepse pa dyshim Allahu Krenar dhe i Madhërishëm, nuk ka bërë sëmundje pa vendosur për të edhe ilaçin, përveç një sëmundjeje të vetme.” – “E cila është ajo?” – “Pleqëria” – tha ai.” Sipas një transmetimi tjetër, thuhet: “Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar nuk ka zbritur sëmundje pa zbritur për të edhe shërimin: e njohu kush e njohu dhe nuk e njohu kush nuk e njohu.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here