Aeroplani sirian ndalet në Athinë, shkaku i karburantit

0
229

Montreux ( Zvicër ) – AFP

Burim zyrtar sirian tha se avioni mbante delegacionin e qeverisë për udhëtim në Zvicër që të marrë pjesë në Gjenevë në një takim që do të zhivllohet për zgjidhjen  e krizës siriane por është pezulluar për 5 orë në aeroportin e Athinës pasi autoritetet Greke refuzuan ta mbushin me karburant.

suriaairopBurimi tha se avioni u nis me vonesë për 5 orë, për shkak të refuzimit nga autoritetet greke për furnizim me karburnt.

Ai shtoi se kjo vonesë do të ndikojë në orarin e delegacionit të përcaktuar në Montreux, pa specifikuar se çfarë janë këto vonesa.

Sipas agjencisë së lajmeve ANA, autoritetet zyrtare greke kanë kryer një inspektim rutinë të avionit, pasi Siria ka embargo ndërkombëtare të fluturimeve.
Ai tha se: Mungesa e karburantit mund të shkaktojë anulimin e disa takimeve që ishin specifike në rendin e ditës të delegacionit zyrtar, duke përfshirë edhe një takim me Walid Mualim ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Një zëdhënës i Aviacionit Civil në Athinë tha se ka një problem në lidhje me karburantin dhe do të zgjidhet shpejt dhe avioni do të ngrihet, duke theksuar se airoplani qëndroi disa orë në aeroport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here