I Lartësuar është Allahu, shiko numrin e sëmundjeve që kuron rrushi i thatë dhe efektet e tij në organizmin e njeriut. Rushi i thatë “Zebib”, të cilin Profeti(a.s) e pëlqente dhe i këshillonte të tjerët që me të, të nxirrnin zekatin e Fitrit, ka dobi të jashtëzakonshme për trupin e njeriut, por, shumë njerëz janë të pavëmendshëm ndaj tij. Më poshtë po rendisim dobitë e tij.
Vlerat ushqyese të rrushit të thatë: Profeti(a.s) na ka porositur që ta konsumojmë rrushin e thatë “Zebibin”. “Zebibi” është rrush i thatë, i cili mund të jetë i zi ose i verdhë, me ose pa bërthama. Karakteristikë e tijë është se ai është si rrushi i freskët dhe përmban potasium, fosfor, kalcium, magnezium, bakër, hekur, fibra, karbohidrate, vitamin B, C dhe sheqerna, është i pasur me substanca anti-oksidante, ka një rol të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve të aparatit të fyrmarrjes dhe aparatit tretës.
Dobitë mjekësore të rrushit të thatë:
- Ulë presionin e lartë të gjakut;
- Ul nivelin e kolesterolit në gjak;
- Të mbron nga sëmundjet e zemrës;
- Është qetësues për kollën, pasi ta kemi zier atë në ujë;
- Largon gëlbazën;
- Lufton mikrobet dhe viruset;
- Antioksidant;
- Parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë;
- Largon nga trupi helmet;
- Pakëson gjakderdhjen gjatë periodave;
- Forcon shpretkën, mëlçinë dhe stomakun;
- Forcon kujtesën;
- Të mbron nga kanceri i zorrës së trashë;
- Të mbron sytë nga sëmundjet;
- Lufton dobësimin e kockave;
- Është kundër infeksioneve;
- Është qetësues;
- Të pastron gjakun;
- Pastron dhe qartëson zërin
Sëmundjet që shëron rrushi i thatë:
- Kapsllëkun;
- Majasëllin;
- Prishjen e dhëmbëve;
- Infeksionin e bajameve;
- Reumatizmën dhe infeksionin e kyçeve;
- Sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit;
- Kequshqyerja dhe nënpesha;
- Infeksionet në fyt;
- Sëmundjet e mushkrive dhe kraharorit;
- Sëmundjet e veshkave, fshikëzës dhe gurëve në kanalin urinar;
- Urinimin me vështirësi;
- Malarjen;
- Sëmundjen e Cermës;
- Migrenën;
- Verdhëzën;
- Leuçeminë;
- Sëmundjet e stomakut;
- Aciditetet e stomakut;
- Pezmatimin e zorrëve;
- Kruarjet në lëkurë;
- Linë;
- Favus në kokë(sëmundje që godet lëkurën e kokës)