Ditën e xhuma është një moment që nëse e kap besimtarin duke bërë dua do t’i pranohet

0
694

Pejgamberi (alejhissalatu uesselam) na ka mësuar se ditën e xhuma është një moment që nëse e kap besimtarin duke bërë dua do t’i pranohet.

Duhet të kemi parasysh që nuk është orë por moment, prandaj duhet ta shfrytëzojmë këtë ditë për të bërë sa më shumë lutje. Lutjet bëhen brenda dhe jashtë shtëpisë, në punë, në makinë, duke ecuar, duke qëndruar e duke u shplodhur. Nuk është kusht të ngremë duart e as të kemi abdes.

Është një gjë shumë e lehtë për të fituar dicka shumë të madhe. Allahu i dhëntë të gjithë muslimanëve cdo gjë të mirë që dëshirojnë.

Hoxhe Mustafa Terniqi