PËRGËZIMI DHE URIMI JANË VIRTYT FETAR
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Përgëzoji robërit e Mi, që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre.”
(ez-Zumer:17-18)
“Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t’i dërgojë në Xhenet ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.”
(et-Tewbe: 21)
“Dhe ne e gëzuam me një djalosh të mirë.”
(es-Saffat:101)
“Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë me lajme të mira.”
(Hud:69)
“Kurse gruaja e tij rrinte në këmbë dhe ne e përgëzu-am me Is-hakun e pas Is-hakut dhe Jakupin.”
(Hud:71)
“Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë, engjëjt e thirrën: All-llahu ty të përgëzoi me Jahjanë.”
(Ali Imran: 39)
“Dhe kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih.”
(Ali Imran:45)
Ka edhe shumë ajete të tjera të njohura në këtë temë, ndërsa sa u përket haditheve:
Ebu Ibrahimi, i cili quhet edhe Ebu Muhammed dhe Ebu Muavije Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.a. thotë se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e ka përgëzuar Hatixhen r.a. me një shtëpi prej margaritarëve në Xhenet, në të cilën nuk ka zhurmë, as monotoni e as lodhje.
(Muttefekun alejhi)