Fatos Lubonja nuk ndalet: Banditokracia në Kosovë

0
618

                                                                                                                  foto                                                                                                                    Fatos Lubonja nuk zbrapset. Ai edhe përkundër faktit që me akuzat që i bëri ndaj disa figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kohë më parë ngjalli debat të ashpër, sërish godet me akuza të njëjta.

Luftën e bënë për pushtet, dhe Kosovën e quan një vend të banditëve. Banditokraci është termi i saktë i përdorur nga Lubonja në një intervistë në emisionin Puls të KTV-së.

“Në Kosovë kemi në pushtet njerëz që kanë sakrifikuar për Kosovën e që nënkupton një dashuri të madhe për Kosovën, si ka mundësi që po këta njerëz nuk tregojnë ndonjë dashuri për Kosovën , por vjedhin , bëjnë korrupsion”, tha Lubonja

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe gjykimet që janë duke iu bërë disa prej figurave kryesore të UÇK-së e që për Lubonjën ata që duhet të vendosin për rastet gjyqësore duhet të jenë vendorët e jo të huajt.

“Tani unë këtë e shikoj në një kontekst pak më të gjerë.
Është shumë e rëndësishme që gjyqi të bëhet nga shqiptarët e jo nga të huajt,” tha Lubonja.

Kurse për partitë opozitare në Kosovë analisti Lubonja tha se është një problem i madh i këtyre partive e që sipas tij ato nuk kanë ndonjë dallim ideologjik programor.