Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në orët e para të së premtes ka tentuar të vrasë presidentin serb. Kështu raportojnë mediet serbe sipas të cilave në incident është përfshirë një zyrtarë i lartë i policisë serbe.
Ndërkohë kabineti i Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq konfirmoi sonte se të premten në mëngjes në autostradë ka pasur një aksident, por duke mos dhënë asnjë hollësi tjetër.
“Presidenti Nikoliq shprehu besimin e tij të plotë në anëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidencës serbe, transmeton “Blic”.
Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se Presidenti beson se do të hetohet deri në fund incidenti i tij.
Sipas medieve serbe incidenti ka ndohur në autostradën Beograd-Nish derisa një oficer me veturën e tij disa herë ka provokuar kolonën në të cilën udhëtonte presidenti Nikoliq.
Mediet e Beogradit ketë e kanë konsideruar si sulm dhe atentat