Sëmundja e arterieve koronare: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

0
590

Sëmundja e arteries koronare, ndryshe e njohur si CAD, është lloji më i zakonshëm i sëmundjeve të zemrës në Shtetet e Bashkuara, duke vrarë më shumë burra dhe gra sesa çdo gjë tjetër në vend, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë.

CAD shkaktohet nga ngushtimi i arterieve (kjo ndodh per shkak te rritjes se kolesterolit)te cilat sjellin gjak ne zemer.. Kur zemra nuk merr gjakun apo oksigjenin që i nevojitet, mund të dobësohet, duke shkaktuar një atak në zemër.

Simptomat e CAD:

– Ngacmim, presion, dhimbje, djegie, mpirje në gjoks
– Dhimbje në krahë, qafë, shpinën ose nofull.
– Poblem ne frymemarrje
– Rrahje më të shpejta të zemrës
– Dobësi
– Marramendje
– Përzierje
– Djersitje
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se gratë mund të përjetojnë simptoma më delikate. Nëse njihni ndonjë nga këto simptoma, është e rëndësishme që menjëherë të kërkoni kujdes mjekësor.

Trajtimi i CAD
Nëse jeni diagnostikuar me kete semundje , mjeku juaj mund të përshkruajë ndryshimet e stilit të jetesës, medikamentet, kirurgjinë ose madje edhe një kombinim te tyre.
Zvogëloni faktorët e rrezikut tuaj. Kjo do të thotë të jesh i shëndetshëm, siç është ndalimi i duhanit dhe ushqimi i shëndetshëm duke shmangur yndyrnat, kripërat dhe sheqernat. Gjithashtu duhet të filloni të ushtroheni më shumë, por është e rëndësishme të bisedoni me mjekun tuaj se cilat ushtrime janë të mira për ju.

Mjeku juaj gjithashtu mund tju sugjeroje një ilaç për të ndihmuar në menaxhimin e sëmundjeve të zemrës tuaj dhe për të ndihmuar zemrën tuaj të punojë në mënyrë më efikase. Çdo ilaç është i ndryshëm, prandaj është e rëndësishme të diskutoni me mjekun tuaj për gjendjen tuaj për të përcaktuar se cili ilaç do të funksionojë më mirë për ju.

Burimi:remedydaily.com

©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/