THESAR MË I ÇMUAR SE ARI E ARGJENDI !!

0
536

Thesar më i çmuar se ari e argjendi!

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i tha Sheddad ibn Eusit (radijAllahu anhu): “O Sheddad ibn Eus! Kur të shohësh njerëzit duke grumbulluar ar dhe argjend, t’i grumbullo (si thesar) këto fjalë:

اللهم إني أسألك الثبات في الأمر، والعزيمة على الرشد ، وأسألك موجبات رحمتك ، وعزائم مغفرتك، وأسألك شكر نعمتك، وحسن عبادتك، ‏وأسألك قلباً سليماً ، ولساناً صادقاً ، وأسألك من خير ما تعلم ، وأعوذ بك من شر ما تعلم وأستغفرك لما تعلم إنك أنت علام الغيوب

“All-llahumme inni es’eluketh-thebate fil-emri, wel-a’zimete a’lerr-rrushdi, we es’eluke muxhibati rahmetike, we a’zaime magfiretike, we es’eluke shukre ni’metike, we husne i’badetike, we es’eluke kalben selimen, we lisanen sadikan, we es’eluke min hajri ma ta’lem, we eu’dhu bike min sherr-rri ma ta’lem, we estagfiruke lima ta’lem, inneke ente a’l-lamu el-gujub.” (Es-Sahiha, 3228)

O Allah, unë të kërkoj qëndrueshmëri në fe dhe vendosmëri (të zemrës) për çdo gjë në të cilën ka përmirësim, shpëtim dhe është e drejtë!
Të kërkoj çdo vepër të mirë e cila e obligon mëshirën Tënde dhe të kërkoj vendosmëri për kryerjen e çdo vepre të mirë e cila bëhet shkak për faljen time!
Të kërkoj që të jem mirënjohës ndaj begative Tua dhe të kryej adhurimet ndaj Teje në formën më të përkryer!
Të kërkoj zemër të pastër dhe gjuhë të sinqertë!
Të kërkoj çdo të mirë që Ti e di, me Ty mbrohem nga çdo e keqe që Ti e di dhe të kërkoj falje për ato mëkate që Ti i di (për mua, e unë jo), sepse Ti i di të gjitha të fshehtat!”