SI DUHET TË PENDOHET AI QË KA LUAJTUR BIXHOZ !!??

0
508

Pyetje : Kam luajtur shumë bixhoz, si të pendohem prej këtij gjynahu?

Përgjigje:”Falenderimi i përket vetëm Allahut, është detyrë për ty që të braktisësh menjeherë bixhozin, ata qe luajne bixhoz, ato vende ku luhet dhe prej mjeteve te bixhozit.

Gjithashtu të pendohesh e të behesh pishman për ate kohe qe te ka humbur, dhe të vendosësh se nuk do i kthehesh atij gjynahu dhe të japësh lëmoshë, bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet Allahut qofshin mbi të ) të cilën e ka percjellur Ebu Hurejra (Allahu qofte i kenaqur me te ):”Kush betohet dhe thotë në betimin e tij:”Pasha Latin dhe Uzan, le të thotë si shlyerje për këtë gabim: La ilahe il’laAllah;Nuk i takon adhurimi askujt pervec Allahut, dhe gjithashtu kush i thote shokut te tij hajde te luajme bixhoz , le të japë lëmoshë per ta shlyer këtë gjynah. ”

Neueuiu ka thënë : ” Dijetarët kanë thënë : ” Urdhëroi për të dhënë lëmoshë si shlyerje për gabimin e tij , duke kërkuar me fjale kryerjen e këtij gjynahi”. Khatabi ka thënë : ” Te japi lemoshë në sasinë e atyre parave që donte të luante bixhoz.”

Neueuiu ka thënë : ” E vërteta me të cilën jane studiuesit -sic tregon thënia e hadithit- që nuk veçohet të jetë lëmosha patjetër në sasinë që ai donte të luante bixhoz, por mund të japë lemoshë me atë që ka mundësi, prej asaj që konsiderohet lemoshë, dhe këtë gjykim e ndihmon në argumentim transmetimi tjetër i hadithit, “le të japë lëmoshë me diçka”.

Meusuatu Fikhije, Vellimi/39, Faqja :407.

Përktheu Junus Telezi