Çdo rob të cilin e godet ndonjë trishtim apo ndonjë ankth dhe thotë
Në musnedin e Imam Ahmedit transmetohet prej ibni Mes’udit se Profeti alejhi selam ka thënë: “Çdo rob të cilin e godet ndonjë trishtim apo ndonjë ankth dhe thotë:
All-llahum-me in-ni abduke o i Adhuruari im unë jam robi yt,
ibnu abdike, biri i robit tënd,
ibnu emetike, biri i robëreshës tënde,
nasieti bi jedike, qenia imë është në dorën tënde
madin fij-je hukmuke mbi mua zbatohet gjykimi yt,
ad’lun fije kadauke. të drejta janë të gjitha caktimet e tua për mua.
Es’eluke bikul-li ismin hue leke, Po të drejtohem me të gjitha emrat e tua
seme-mejte bihi nefseke, me të cilat e ke emërtuar veten,
eu enzeltehu fi kitabike, apo të cilat i ke shpallur në librin tënd,
eu al-lemtehu ehaden min halkik apo të cilat ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të tua,
eu iste’therte bihi apo të cilat i ke veçuar ti fshehësh
fi ilmil gajbi indeke në dijen tënde të fshehtë:
en texh’alel Kurane Që ta bësh Kuranin
rabia kalbij, pranverë të zemrës time,
ue nura sadri, dritë të gjoksit tim,
ue xhelae huzni, largues të trishtimit tim
ue dhehabe hem-mi dhe heqës të ankthit tim!
Allahu i lartësuar ka për t’ia larguar trishtimin dhe ankthin dhe ka për t’ia zëvendësuar ato me gëzim.