Një mbret kishte dhënë urdhër që çdo kush që e thotë një fjalë të mirë do ta shpërblej me 400 dinarë të arit

0
283

Një mbret kishte dhënë urdhër që çdo kush që e thotë një fjalë të mirë do ta shpërblej me 400 dinarë të arit
Një mbret kishte dhënë urdhër që çdo kush që e thotë një fjalë të mirë do ta shpërblej me 400 dinarë të arit.
Kaloi afër një bujku i cili po mbillte ullinj. I tha :
Pse po mbjell ullinj, kur e din se 20 vite nuk bën fruta, e ti i plak nuk e mbërrin për së gjalli!?
Bujku i thotë : Të parët tanë kanë mbjell ullinj , ne i kemi ngrënë. E tash unë po mbjell, që të hajnë brezi tjetër.
Mbreti i tha rojeve : Jepjani 400 dinarë bujkut.
Bujku i morri parët dhe qeshi.
Mbreti e pa e i tha : Pse qeshe kur i morre parët?
Bujku : Pema e ullirit nuk jep bereqet para 20 viteve, ndërsa pema ime dha bereqet menjëherë.
Mbreti tha : Jepjani edhe 400 dinar, fjalë e mençur.
Bujku i morri prap parët dhe qeshi.
Mbreti i thotë : Po mirë tash pse qeshe?!
Bujku thotë : Çdo pemë ulliri jep bereqet një herë në vit, ndërsa e imja dha 2 herë në vit.
Mbreti urdhëroi rojet : Jepjani edhe 400 dinarë edhe ikim sa më shpejt prej këtu.
Ia dhanë parët bujkut dhe ikën shpejt.
Më vonë roja e pyeti : Pse dha urdhër të ikim sa më shpejt?!
Mbreti tha: A nuk e pa zgjuarësinë e bujkut. Do na mbante deri në mbrëmje me fjalë të mençura. Gjithë dinarët do ti merrte vetëm ai.

Mos e vlerëso dikend sipas profesionit, sepse mund të mashtrohesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here