Çdo njeri ka dy melekë të cilët e ruajnë

0
227

All-llahu i Madhërishëm thotë: “Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën. Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e All- llahut e ruajnë atë. All-llahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre. Po, kur All-llahu vendos ta ndëshkojë një popull, atë nuk ka kush që ta zmbrapsë. Ata, (njerëzit) nuk kanë mbrojtës tjetër pos Tij”. (Er-Rra’d: 10-11)

Këta melekë, siç thotë Ibn Abbasi [radijall- llahu anhu], e mbrojnë njeriun nga çdo gjë e keqe dhe e ligë që i kanoset atij dhe na çdo anë, e kur të vijë caktimi i All-llahut, ata e lënë njeriun.

Thotë Muxhahidi: “Nuk ka as një njeri i cili nuk ka nga një melek të përcaktuar për të, Ai atë e mbron atë gjatë fjetjes së tij dhe në gjendje të zgjuar nga xhinnët, njerëzit dhe shtazët, e sa herë që ndonjë nga këta i afrohet i thotë meleku:
Shporru! Përveç nëse All-llahu ka lejuar diç, titëherë ai goditet”.

Një njeri i tha Ali Ibn Ebu Talibit [radijall- llahu anhu]: “Disa persona nga fisi Murad dëshirojnë të të vrasin”. Ai u përgjigj: “Çdo njeri ka dy melekë të cilët e ruajnë nga ajo që nuk i është përcaktuar, e kur të vjen ajo që i është përcaktuar, ata i lënë ata (përcaktimin dhe njeriun). S’ka dyshim se exheli është mburojë e fortifikuar”.

Po ashtu me “El-Muakkabat” të përmendura në suren “Er-Rra’d” janë për qëllim melekët mbrojtës: “Vetëm Ai është mbizotërues ndaj robërve të vet. Ndaj juve dërgon rojë (cakton engjëj) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë (të tjerë) dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi”. (El- En’am: 61)

Rojet janë ata melekë që e ruajnë njeriun derisa t’i vijë exheli i përcaktuar.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “BOTA E MELEKEVE”
AUTOR OMER SLEJMAN EL-ESHKAR

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here