KUSH URËDHRON TË MIRËN DHE NDALON TË KEQËN ?

0
527

Fe që e urdhëron të mirën dhe e ndalon të keqen

Feja e ligjëron luftën në raste të caktuara, si dhe e nxit urdhërimin e së mirës dhe ndalimin e së keqes.
* Lufta është e ligjëruar si masë për të sprapsur agresionin dhe pengesat që ngrihen kundër kësaj feje dhe të drejtave të saj. Nuk ka synime grabitqare dhe as lakmi apo qëllime vetjake. Ai që i studion argumentet e këtij parimi dhe historinë e Profetit salallahu alejhi ve selem dhe të shokëve të tij me armiqtë e tyre, pa dyshim do të mësojë se ky veprim hyn te nevojat dhe mbrojtja nga sulmet e agresorëve.
* Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes janë një vijim i përpjekjes për ruajtjen e fesë dhe të ithtarëve të saj, duke i orientuar ata nga e mira dhe duke i larguar nga e keqja. Kështu, besimtari edukohet me zbatimin e normave, e lufton të keqen që ka brenda vetes, që e nxit drejt së ndaluarës dhe mospërmbushjes së detyrimeve që ka mundësi t’i bëjë.
Prej këtu buron edhe pesha e madhe dhe bukuria e këtij parimi urdhërues e ndalues, çka e bën zbatimin e tij domosdoshmëri për shoqërinë, me qëllim që të vetëpërsoset vazhdimisht, të vetëpastrohet nga veset dhe të lartësohet drejt virtytit. Ndërkaq, lënia e hapësirave të lira për të keqen e vesin, shoqërisë do t’i shkaktojë shumë dëme e padrejtësi, veçanërisht në lidhje me zbatimin e të drejtave që kërkohen nga feja, ligji dhe tradita.

LIBRI BUKURITË E FESË ISLAME