Ballina Zgjodhëm për ju. Devotshmëria të sjell rrugëdalje nga nuk ta merr mendja

Devotshmëria të sjell rrugëdalje nga nuk ta merr mendja

Devotshmëria të sjell rrugëdalje nga nuk ta merr mendja

Thabiti ishte një djalë i ri që i përmbahej fesë. Një ditë shkoi afër lumit të marr abdest dhe aty gjeti një mollë të cilën e hëngri pa menduar fare.
Në ato momente iu kujtua se ajo mollë ishte mall i huaj, andaj vendosi ta kërkoi pronarin e saj. Kur e gjeti dhe i tregoi pse ka ardhur, ky veprim e habiti pronarin e mollës. “Do ta bëj hallall, por nëse punon tek unë një vit në kopshtin tim!” Thabiti e pranoi këtë duke i thënë vetes: “Më mirë ta përjetoj vështirësinë e kësaj bote se sa dënimin e ahiretit.
“Pas një viti, Thabiti u nis të shkoj, mirëpo pronari i tha: “Nëse dëshiron tët falë plotësisht, duhet të martohesh me vajzën time!” Mirëpo ajo është e shurdhër, memece, e verbër, pa duar dhe pa këmbë!” Thabitit i ra bota mbi kokë, mirëpo për hir të Allahut dhe frikës nga dënimi i ahiretit për hakun e huaj pranoi këtë propozim.
Kur erdhi momenti të shoh gruan e ardhshme, para tij doli një vajzë e bukur dhe e shëndetshme. “Babai yt më tha se ti je e shurdhër, memece, e verbër…” “Jam e shurdhër sepse nuk dëgjoj atë që Allahu nuk e do. Jam e verbër sepse nuk shoh gjëra të ndaluara. Jam memece sepse mundohem të flas vetëm mirë.
Dora ime asnjëherë nuk i është afruar haramit, ndërsa këmbët e mia nuk kanë ecur drejt të ndaluarës. Babai më ka edukuar në këtë mënyrë, dhe ka pritur gjatë një djalë sikur ti që është aq i devotshëm!” Nga kjo martesë ka lindur djali i Thabitit, Numani, i njohur si Ebu Hanife, kolosi i madh i Umetit tonë dhe imami ynë.
Allahu i Madhërishëm premton në Kuran se atyre që janë të devotshëm do t’u jap rrugëdalje nga nuk ua merr mendja. Është e pamundur që të jesh i devotshëm, ndërsa Ai mos t’i hap dyert kur ato mbyllen. Por, kujdes, mos prit rrugëdalje para se ta japësh provimin e parë – të jesh i devotshëm.