O ju muezinë!
Ju ftoni për tek Allahu pesë herë në ditë.
Allahu i Madhëruar thotë:
“E kush ka fjalën më të mirë se ai që thërret tek All-llahu, vepron (punë) të mira dhe thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” Fusilet, 33.
Kam disa porosi për ju:
Të pastrosh nijetin e të jetë kjo puna jote për hir të Allahut të Madhëruar.
Ta çoni në vend këtë amanet që keni marrë në kryerjen e kësaj pune, dhe të jeni korrektë në pesë kohët e namazit pa e neglizhuar atë. Sepse nuk pastrohet ndërgjegja me shumicën e zëvendësimit të muezinit apo imamit me dikënd tjetër.
Kujdes gabimet në fjalitë e ezanit, dhe shmangjuni melodisë në të. Mos zbatoni në ezan rregullat e texhuidit sikur tingulli hundor (gune) në ‘ene Muhameden’. Kujdes gjithashtu zgjatimet në vendin jo të duhur. Sikur zgjatimin e hemzes apo be-së në ‘Allahu ekber’ sepse kjo ia ndryshon kuptimin. Dhe nuk duhet të zgjatohet më shumë se ç’duhet tek shkronjat e zgjatimit në ‘Allah’ apo ‘Resul’
Nëse vjen me vonesë nga koha e ezanit atëherë thirre ezanin qoftë edhe pa mikrofon, porse ezanin mos e lër. Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Nëse prezanton koha e namazit të thërrasë ezanin njëri prej jush!”
Shejkh AbduRrahman Berrak
Përktheu: F.Gurra