Këshilla për ata që dojnë të martohen – Muhammed Mukhtar Shenkit

0
531

1- Duaja (lutja) e shpeshtë dhe e sinqertë që Allahu të furnizojë me bashkëshorte e cila të ndihmon në përqëndrueshmëri ndaj Allahut dhe e cila të largon nga të këqijat dhe haramet. Pastaj që Allahu të jet i kënaqur me këtë martesë dhe të të jep bereqet në këtë martesë.
2- Pastrimi i nijetit që mos të jetë kjo martesë vetëm përshkak të shuajtjes së epshit, por që të jetë një faktor i cili të ndihmon për ahiret dhe të mobilizon për punë të mira.
3- Merrri sebebet dhe bëre fundament të kësaj martese kënaqësinë e prindërve ndaj teje. Respektoi dhe nderoi ata dhe plotësoi të drejtat e tyre ndaj teje dhe mos hyn në martesë pa qenë prinderit e tu të kënaqur me ty. Në qoftë se ata ta propozojnë një nuse të hajrit por me më pak bukuri atëherë merre dhe shpreso në shpërblimin e Allahut. Martesa nuk bazohet në bukuri.
4- Sillu mirë me atë dhe mos e ofendo, e as mos u trego mendjemadh ndaj saj, por qëndro i mirë dhe gjithmonë modest, ashtu si ka vepruar Pejgamberi (sal Allahu alejhi ve sel-lem). Ai (alejhi salatu ve selam) kur hynte në shtëpi të tij tek gratë e tij hynte duke qenë e këndshëm e modest, edhe pse ishte njeriu më i mirë. Sapo hynte e përdorte misvakun në mënyrë që të mënjanon ndonjë erë të keqe dhe t’i vinte erë e mirë. Ndjeke edhe ti sunetin!
5- Mos ja shpalos mangësitë para të tjerëve, posaqërisht nëse është në moshë (50-60) e ti ia shpalos mangësitë ose e ofendon para fëmijëve. Kjo është prej marrësirave dhe nënçmimit më të rëndë.
6- Mos e prit bashkshortin/en të përkryer në çdo aspekt. Dije se do të ketë mangësi, por ti mos ja merr për tmadhe ato mangësi.
7- Bën durim ndaj mangësive të saj ose të tij dhe dije se vetë Allahu e ndryshon gjendjen për më të mirë.
8- Mos e rreh gruan, ngase Pejgamberi (sal Allahu alejhi ve sel-lem) tha për këta burra: “Ata nuk janë më të mirët e juaj”.
9- Foli fjalë të mira dhe bën dua për të kur vepron diçka të mirë. Çmoi punët e saj në shtëpi dhe falenderoje Allahun për këtë begati.
10- Bën sabër ndaj sjelljes jo të hijshme qoftë nga burri ose gruaja.
Allahune lute për udhëzim. Dije se gjithmonë do ketë sfida dhe problem, edhe Pejgamberet e Allahut kanë pasur derisa ka pas prej tyre të cilët janë ofenduar dhe sharë nga gruja e tij e ai bënte saber!
“dhe ata që thonë: “O Zoti ynë dhurona neve në gratë tona dhe trashëgimtarët tanë burim gëzimi, dhe bëna neve shembull për të mirë!” (25:74)
Përktheu, përshtati dhe përzgjodhi: Ardian Elezi