Ballina Zgjodhëm për ju. Dallimet mes haremit të Mekes dhe atij të Medines

Dallimet mes haremit të Mekes dhe atij të Medines

Cilat janë dallimet mes haremit të Mekes dhe haremit të Medines?

– Haremi i Mekes është më i mirë dhe më me vlerë se haremi i Medines, sepse shtimi i shpërblimeve në Mekë është më i madh se në Medinë, ashtu sikurse mëkati në Mekë është më i rëndë se ai në Medine.
– Gjuetia në haremin e Mekes përmban mëkat por edhe dëmshpërblim, ndërsa në haremin e Medines përmban mëkat dhe jo dëmshpërblim.
– Mëkati që vjen si pasojë e gjuetisë në haremin e Mekes është më i madh se ai që vjen nga gjuetia në haremin e Medines.
– Në haremin e Mekes ndalohet prerja e pemëve në çdo rast përjashto ato raste emergjente, ndërsa në haremin e Medines lejohet të përdoren (pemët) nëse njerëzit kanë nevojë, si psh bari për bagëtinë, apo të përdoren mjetet e mbjedhjes në ato vend.

[Sherh el Mumti, Ibn Uthejmin].

Përktheu: Fatjon Isufi