4 rreziqet shëndetësore gjatë Halloween

0
229

Informohuni për këto rreziqe shëndetësore që mund të ndodhin gjatë Halloween.

Përderisa një ‘trembje e mirë’ ka disa përfitime të habitshme shëndetësore, Halloweeni vjen edhe me disa rreqize. Fëmijët e veshur si zombie dhe adoleshentët me maska nuk ju trembin? Këtu janë rreziqet e vërteta për t’u frikësuar gjatë Halloween.

Shpenzimet e tepruara në ëmbëlsira
Sipas një hulumtimi në SHBA, Halloween-i është dita kur miliona amerikanë më së shumti konsumojnë ëmbëlsira, duke i përfshirë të gjitha llojet. Ata shpenzojnë rreh 2.5 miliardë dollarë në ëmbëlsira për Halloween, sipas Shoqatës Kombëtare, transmeton Lajmi.net.

Këto para shkojnë direkt në çantat e miliona fëmijëve, të cilët mbledhin një mesatare prej 3,500 deri në 7,000 kalori në natën e Halloween, sipas Universitetit Alabama në Birmingham. Është e vështirë të thuhet sa shumë hanë fëmijët, por mesatarisht një djalosh 13 vjeçar do t’i duheshin më shumë se 100km për të djegur tërë këto kalori.

Shumë njerëz në rrugë
Halloween është dita më vdekjeprurëse për këmbësorët fëmijë, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollimin e Sëmundjeve. Një fëmijë është katër herë me më shumë gjasa të vdesë për Halloween se çdo ditë tjetër. Shumë të tjerë plagosen. Janette Fennell sugjeron që kostumet të jenë më të përshtatshme për fëmijët, që të jenë më të sigurt në rrugë. Si gjithmonë, këmbësorët duhet të kalojnë rrugën në qoshe dhe të shohin me kujdes para se të kalojnë atë.

Shoferë të dehur
Festat janë shpesh ditët më të rrezikshme për të qenë në rrugë, dhe Halloween nuk përjashtohet në këtë rast. Herën e fundit që kjo festë ra në vikend, më 2011, 74 njerëz kishin vdekur në incidente duke vozitur makinën të dehur, në krahasim me 27 njerëz në një ditë normale, transmeton Lajmi.net.

Për shkak se Halloween ka rënë të premten këtë vit, shanset tuaja që të ndesheni me një shofer të dehur në rrugë mund të jenë të larta. Kjo mund të mos jetë arsye e mjaftueshme për të ju larguar nga rruga, por kujdes nga njerëzit që duken se kanë dalë jashtë kontrollit. Sigurisht, mos pini nëse do të vozsini ju.

Rreziku nga maskat
Maskat të cilat janë të punuara nga plastika përmbajnë substanca kancerogjene, të cilat janë të dëmshme për shëndetin tuaj. Era që e lëshojnë ato maska, dhe mbyllja e ajrit që ndodhë gjatë mbajtjes së saj shkakton më pas sëmundje të ndryshme në rrugët e frymëmarrjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here