PROBLEME ME DJALIN TIM

0
227

Pyetje:

Selam alejkum. Kam një hall, kam djalin të martuar dhe e kemi biznesin tonë. Nuk bëhet rehat kurrsesi, as nuk dëgjon, madje ma ka sharë nënën, ma kthen fjalën. Krejt anëtarët e familjes i ka shti në nervozë, askush në familje s’mund t’i durojë sjelljet e tij. As nuk është në gjendje të ndahet, por as nuk mund ta mbaj në bashkësi. Kam filluar t’ia ndërtoj shtëpinë për të mos e lënë në rrugë, jo pse i kam mundësitë, por po më duhet prej zorit, mirëpo nuk po kam mundësi t’ia përfundoj. Çfarë të bëj? Selam alejkum, Allahu të shpërbleftë.

Përgjigje:

Alejkum selam ve rahmetullah!

I nderuari vëlla pyetës, Allahu ju forcoftë në sprovën që keni. Ajo që ne u këshillojmë në radhë të parë është që sa më tepër të luteni për udhëzimin e djalit tuaj dhe të shpeshtoni duatë ju si prindër, por edhe të gjithë të afërmit e tjerë, sepse lutjet e prindit nuk kthehen bosh.

Pastaj ju duhet që më fjalë të mira ta këshilloni dhe me butësi ta trajtoni, sepse në përgjithësi ajo që arrihet me butësi nuk arrihet me asnjë mënyrë tjetër. Nëse keni mundësi ta vini në kontakt disi me të afërm apo shokë të cilët janë të udhëzuar dhe ndoshta do ta tërhiqnin për në rrugën e udhëzimit, namazit e nënshtrimit ndaj Allahut fuqiplotë, dhe pastaj do ta kuptonte edhe vlerën e madhe dhe pozitën e lartë që ka prindi.

Edhe gruaja e tij mund të ketë ndikim të madh pozitiv tek burri, çka do të thotë se nëse ajo është e mirë, e mençur, ka shumë mundësi që të ndikojë tek burri. Por edhe në të kundërtën ndodh e kundërta.

Krejt në fund, mos i jepni të kuptojë se ai nëpërmjet arrogancës së tij po arrin që të përfitojë, dhe pastaj shejtani ia hijeshon edhe më shumë dhe mendon se në këtë mënyrë mund t’ ju shantazhojë apo diçka të ngjashme. Allahu e drejtoftë dhe e udhëzoftë.

Allahu e di më së miri!

Dr. Shefqet Krasniqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here