Në qoftë se doni të keni sy të shëndoshë,nëse flokët dhe përbërja e eshtërave të tuaj janë të rëndesishme për ju, duhet ta keni parasysh rolin e Vitaminës A tek to,e ta përdorni regullisht.
Vitamina A ju mundëson mbrojtje nga infekcionet e ndryshme. Është e rëndesishme mbi shëndetin e qelizave dhe rindërtimin më të shëndoshë të tyre.
Është Vitamina më e dëmshme nëse përdoret gjat periudhës së shtatzanisë dhe mund të shkaktoj dëme në zhvillimin e organeve të fëmijës.
Mungesa e Vitaminës A mund të paraqitet me:
Verbëri nate,tharje të syve, tharje të lëkurës,reduktim të rezistencës ndaj sëmundjeve, deformim të dhëmbëve ,zhvillim dhe rritje të ngadalësuar të fëmijëve.
Mungesa e vitaminës A është më e shprehur tek:
Ata që konsumojnë alkolin dhe duhanin,të rinjtë, ata që kan sëmundje të ndryshme të Hepar it (mëlçisë).
Nëse Vitamina A konsumohet më tepër se sasia e nevojshme:
Mund të shkaktojë dhimbje koke, lodhje, vjellje, çregullime menstruale,diare,dhembje te eshtrave dhe artikulacioneve,tharje dhe kruajtje në lëkurë ,zvoglim të qëndrueshmërisë së flokëve.
Në periudhën e shtatzanisë MOS PËRDORNI vitaminën A,tabletat, kremet dhe losjonet që e përfshinë këtë. Konsultohuni tek mjeku I juaj për përdorim të vitaminës A gjat shtatzanisë.
Patatja, karrota, spinaqi, pjeshka, qumështi, djathi janë ushqime të pasura me Vitaminën A.