Kjo këshillë përmban disa pika:
1. Mospërhapja e sekreteve të kënaqësive epshore mes dy bashkëshortëve.
Argument për ndalimin e kësaj pike është fjala e të Dërguarit të Allahut-alejhi salatu ue selam-
“Njeriu me pozitë më të keqe tek Allahu ditën e Kiametit është ai që bën marrëdhënie me gruan e tij, pastaj e përhapë këtë sekret.”(Muslimi)
2. Nuk duhen nxjerrë jashtë, mospajtimet që ndodhin mes dy bashkëshortëve.
Të treguarit e problemeve bashkëshortore jasht rrethit familjar, në të shumtën e rasteve përkeqësojnë problemet edhe më tepër.
Kurse zgjidhja e problemit, nëse nuk ka mundësi të pajtohen pa ndërhyrje, është ndërhyrja e dy personave që janë më të afërtit e tyre, të cilët duhet të veprojnë ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
“Dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre (burrit dhe gruas).”Nisa, 35.
3. Nuk duhet zbuluar asgjë, me zbulimin e së cilës i bëhet dëm shtëpisë ose ndonjë anëtari të saj!
Kjo vepër i bën dëm shtëpisë apo ndonjë anëtari të saj dhe për këtë shkak nuk lejohet.
I Dërguari i Allahut-alejhi salatu ue selam- ka thënë:
“Nuk ka dëm, as të dëmtuar (reciprok).” (Imam Ahmedi…Hadithi është i sahih)