Oj motër, për kend po zbukurohesh

0
546

Oj motër, për kend po zbukurohesh
Disa femra kur dalin nga shtepitë e tyre duken sikur të jenë gjëra të neveritura, të cilat thërrasin në prishje dhe shkatërrim të moralit

E nëse jo, atëherë si mund të komentohet lakuriqësia e tyre rrugëve, saqë thuajse pak gjë nga trupi i tyre mbetet i pazbuluar.

Parfumosja e tyre, e cila i fton të tjerët në shikim dhe vështrim ndaj tyre për të cilat Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Çdo femër, e cila parfumoset dhe pastaj kalon nëpër njerëz që të nuhasin erën e sajë, ajo është lavire.”
Pastaj pa turp bisedojnë me të huajt, ndërsa All-llahu i madhëruar ka thënë:
”Mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thuani fjalë të matura.” [Ahzabë, 32]

Kjo është përhapja e moralit të prishur, që All-llahu i madhëruar thotë:
”Ata të cilët dëshirojnëqë tek besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembëshëm në këtë dhe në botën tjetër.” [En-Nur, 19]

Ky dënim është për ata që duan që të përhapet imoraliteti, e si do të jetë dënimi i atyre të cilët e përhapin atë?!

Edhe ti do të habitesh kur do të lexosh fjalën e All-llahut të madhëruar për besimtaret ku thotë:
”Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre“. [En-Nur, 31]

E që don të thotë se muslimanja duhet të ecë e qetë në rrugë e të mos dëgjohet zëri i këpucëve të saj, e të tërheqë vëmendjen e të tjerëve.

Çudi! Nëse zëri i këpucëve të saja është i ndaluar atëherë çka mund të thuhet për atë që flet me orë të tëra me djem të huaj dhe ngrit zërin e saj duke qeshur e bërtitur?! Dije mirë se ky është hapi i parë, i cili çon në imoralitet dhe prostitucion, ndërsa Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem e mohoi Imanin e atij, i cili e bën këtë vepër duke thënë:
”Nuk bën prostitucion njeriu e duke e bërë këtë ai të jetë besimtar.”

All-llahu i madhëruar ka thënë:
”Dhe mos iu afroni zinasë (imoralitetit), sepse vërtetë ajo është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”. [El-Isra, 32]

E në një natë prej netëve Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem pa në ëndërr disa nga dënimet e mëkatarëve. Dhe në një pjesë të këtij hadithi thotë: ”…dhe erdhëm afër një furre, në të cilën pamë burra dhe gra të zhveshura, të cilëve u hynte zjarri nga organet e tyre, e ata në këtë gjendje vajtonin dhe bërtitnin. (E kur i pa Muhammedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u trishtua nga gjendja e tyre). Meleku i tregoi dhe tha: Këta janë lavirët dhe laviret”.

Ka përmendur Hejtemij se në Zebur është shkruar: “Zinaqarët, janë të lidhur në zjarr dhe rrihen me kamxhikë të hekurt, e kur të kërkojë ndihmë ndonjëri prej tyre, atëherë u thonë melekët: “Ku ishte ky zë vajtues, atëherë kur qesheshe dhe dëfroheshe e nuk e kishe frikë All-llahun, e as që turpëroheshe prej Tij?” Për atë edhe Muhamedi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: ”O umeti i Muhamedit, vallahi nuk ka kush që xhelozon më shumë se All-llahu, kur një rob apo një robëreshë e Tij, bëjn zina”.

E sa nga kënaqësitë e këtyre sëmundjeve kanë lënë mbrapa pikëllime të mëdha. E sa duar ngriten natën dhe sa sy lotojnë, e sa fytyra bien në sexhde duke e lutur All-llahun kundër njerëzve të kësaj sëmundje.