Mevludi në mes të Bidatit-Haramit – Devijimit apo përfitimit Material

0
265

Çuditërisht si në vendin tonë edhe në vende të tjera të botës ende ka disa lloje të njerëzve që nuk duan të kuptojnë ndalimin e shpikjeve në fenë e Allahut, me të vetmin qëllim për të arritur interesa të tyre përsonale të cilat janë interesa materiale të përkohshme në këtë botë, e më afatgjate në atë botë duke marrë shpërblimin e tyre të merrituar karrigën në zjarrin e xhehennemit, ku Allahu ka përgaditur për të gjithë ata që kanë shpikur Bidate në fenë e Allahut.

Nuk lejohet festimi I ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam ( mbajtja e mevludit ), e as dikujt tjetër kushdo qoftë ai, sepse kjo është një risi ( Bidat ) në fenë islame, të cilën Pejgamberi alejhi selam nuk e ka vepruar, e as Hulefau Rashidinët, apo ndonjë sahabe tjetër, as Tabiinët apo Tebi Tabiinët, te cilët të gjithë këta kanë qenë njerëzit më të ditur për Kur’anin dhe Sunnetin, dhe këta janë që më së shumti kanë pas dashuri për Pejgamberin alejhi selam dhe për Sheriatin me të cilin ka ardhë Resuli alejhi selam.

– Transmeton Aishja radijallahu anha se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “ Kush sjell në fen tonë diçka që nuk është prej fes tonë , ajo është e refuzuar “. ( Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Ibn Maxheh )
– Thotë Pejgamberi alejhi selam :” … Largohuni nga gjërat e shpifura në fe, sepse çdo gjë e shpifur ( e re ) në fe është Bidat, dhe çdo bidat të qon në humbje”. ( E ka nxjerrë Kadi Ijjad në librin e tij “ Esh-Shifa “ )

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Dhe çfarëdo që t’ju japë juve I Dërguari ( Muhamedi alejhi selam ), merreni atë dhe çfarëdo që ai jua ndalon juve, hiqni dorë ( prej saj ) “. (El-Hashr- 7)

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :”… Dhe le të kenë mendjen ata të cilët nuk pajtohen me urdhrin e të Dërguarit alejhi selam ( sunetin e tij, me rrugën e tij, zbatimin në jetë të urdhrave të Allahut, të Islamit, me fjalën e këshillat e tij ) , që të mos bjer mbi ta ndonjë Fitneh ( mosbesim, sprovë, vështirësi, ose fatkeqësi, tërmet, vrasje, nënshtrim nga tiranë etj ), ose t’u jepet një ndëshkim I dhimbshëm. ( En-Nur – 63 )

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Tashmë padyshim që tek I Dërguari I Allahut ( Muhamedi alejhi selam ) ju keni një shembull mjaft të mirë për ta ndjekur për atë që shpreson në ( takimin me ) Allahun dhe në ditën e fundit dhe që e kujton Allahun shumë.”

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Me ata të cilët të parët përqafuan Islamin nga Muhaxhirinët ( besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medine ) dhe Ensarët ( besimtarët e Medinës që I strehuan dhe I ndihmuan ata ) si dhe ata që I ndoqën besnikërisht ata ( në Besim ), me këta Allahu është mjaft I kënaqur dhe ata janë më se të kënaqur me Të. Ai ka përgatitur për ta Kopshte të begatë nën të cilët rrjedhin lumenj për të banuar atje ngaherë. Ky është ngadhënjimi madhështor.” ( Et-Teube-100)

Thotë Allahu I Lartmadhëruar :” … Sot Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju Islamin si fe … “ ( El – Maideh – 3 )

Dhe Bidatet sikur mevludi të jap të kuptosh që : Allahu I Lartmadhëruar nuk e ka përsosur fenë për këtë ummet, dhe që Muhamedi alejhi selam nuk e ka predikuar ashtu si duhet fenë Islame, përderisa kanë ardhur këta njerëz të kohes së fundit dhe po shpikin në fe atë çfarë nuk është nga kjo fe, duke menduar : që këto bidate I afrojnë më shumë tek Allahu, ky padyshim është një rezik I madh, nga I cili rrezik vetëm se largohesh më shume nga Allahu I Lartmadhëruar dhe nga Muhamedi alejhi selam, sepse Allahu e ka plotësuar dhe përsosur fenë Islame dhe nuk ka lënë mangu asgjë .
Dhe Pejgamberi alejhi selam e ka predikuar fenë Islame me përpikëri, nuk ka lënë rrugë e cila të shpien në xhennet apo në xhehenem vetëm se ia ka sqaruar ummetit, sikur ka ardhur në Hadithin sahih ku transmeton Abdullah ibn Amr radijallahu anhu , se Pejgamberi alejhi selam ka thënë :” Nuk ka dërguar Allahu të Dërguar vetëm se kanë qenë të obliguar të e drejtojnë ummetin ka e drejta dhe hajri, dhe ta ndalojne ummetin nga sherri.” ( Transmeton Muslimi ).

Është e ditur që Pejgamberi ynë alejhi selam është Pejgamberi më I mirë, është vula e të gjithë Pejgamberëve, dhe në qoftëse kishte me qenë festimi I ditëlindjes së tijë ( mevludi ) prej dinit islam , apo në qoftëse mevludi kishte me qene diçka çka Allahu I Lartësuar e don atëherë patjetër që Muhamedi alejhi selam kish me na lajmëru dhe urdhëru që ta veprojmë nje gjë të tillë, apo kishte me e vepruar vet në jetën e tij, apo kishin me e vepru sahabet e tij, dhe përderisa nuk e gjejmë ketë vepër në gjeneratat më të mira të Historisë Islame atëherë nuk mund të jetë një vepër e dashur apo një obligim për muslimanët, por kjo është një Bidat ( risi ) prej Bidateve që kanë dal në fe nga njerëz të pa përgjegjshëm, ku Pejgamberi alejhi selam na ka lajmëruar për rrezikun e Bidateve , ku thotë :” … Udhëzimi më I mirë është udhëzimi I Pejgamberi alejhi selam, gjërat më të këqija janë gjërat e shpifura ( Bidatet), dhe çdo risi ( bidat ) të shpie në humbje ( devijim ).” (Transmeton Muslimi )

Dhe për këtë dijetarët e Ehli Sunnetit të gjithë janë të një mëndimi që mevludi ( festimi I ditëlindjës së Pejgamberit ) është një gjë e urrejtur dhe Bidat, ku urdhërojnë që të largohemi prej kësaj vepre, dhe t’I largojmë të tjerët nga kjo risi .

Në kohën e fundit kanë dalë disa “ Dijetarë “ të cilët e kanë lejuar këtë vepër me arsyetimin se është një Bidat I Mirë, ku kanë lejuar diçka çfar ka ndaluar Pejgamberi alejhi selam, vetëm dhe vetëm për t’I arritur interesat e tyre materiale, vetëm për përfitim material ( e kanë bërë fen Biznis ) !

Rregulli I Sheriatit për këtë është : Kundërshtim për të gjithë ata që kane keqkuptu rregullat e Kur’anit dhe Sunnetit , ku Allahu I Lartmadhëruar thotë :” O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit ( Muhamedit alejhi selam ) dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin e udhëheqjen tuaj. Dhe nëse keni mosmarrëveshje ( keqkuptime ) për ndonjë gjë mes jush, drejtohuni Allahut dhe të Dërguarit ( të Tij Muhamedit alejhi selam ), nëse besoni në Allahun dhe në ditën e Fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit “ ( En-Nisa – 59 )
Dhe thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Dhe në çfarëdo që të ndryshoni ( e të haheni ), gjykimi për të është tek Allahu ( Mbizotëruesi Gjykues )…” ( Esh-Shura – 10)

Tani vetëm se e kemi sqaruar dhe refuzuar ( mevludin ) me ajete Kur’anore, ku Allahu I Lartmadhëruar na urdhëron që ta ndjekim Pejgamberin alejhi selam, të kapemi për atë me çfarë ka ardhë ai, dhe të largohemi nga ajo çfarë na ka ndaluar, ku na ka lajmëruar ( Allahu I Lartmadhëruar ) që e ka përsosur dinin Islam e nuk ka lënë mangësi asgjë, nuk ka lënë asgjë pa ia sqaruar ummetit, dhe nga kjo shifet qartë se mevludi nuk është ajo me çfarë ka ardhe Muhamedi alejhi selam e as me çfarë kanë ardhë Sahabet radijallahu anhum, e as me çfarë kanë ardhë Tabiinët e as Tebi Tabiinët, dhe nga kjo kuptojmë që nuk është prej dinit tonë festimi I ditëlindjes së Pejgamberit alejhi selam, por është prej Bidateve ( risive ) që kanë dal.

Një njeri I ditur nuk duhët të kapet për gjëra të shpifura edhe nëse këto I veprojne shumica e njerëzve, sepse Hakku nuk vërtetohet nga shumica e vepruesve , por tregohet dhe vërtetohet me argumente të Sheriatit, ku thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Ndërsa ata thonë : askush nuk do të hyjë në xhennet, përveçse kush është çifut apo kristian. Këto janë vetëm dëshirat e tyre. Thuaju ( O Muhamed ) “ Sjellini argumentet ( provat tuaja ) nëse jeni që flisni të drejtën .” ( El-Bekareh – 111 )

Në një ajet tjetër thotë Allahu I Lartmadhëruar :” Dhe në qoftëse ti I bindesh shumicës së atyre që janë në tokë, ata do të të gabojnë tepër larg Udhës së Allahut. Ata nuk ndjekin asgjë, por vetëm hamendjet e tyre dhe nuk bëjnë gjë tjetër përveç se gënjejnë.” ( El-Enam – 116 )

Si pasojë e mbajtjes së Mevludeve vie deri tek përzirja e meshkujve me femra, dëgjimi I muzikës dhe të llojit të saj, e shumë gjërave të tjera, e ajo që është më e keqja vie deri tek Shirku I Madh duke I japur Pejgamberit alejhi selam apo ndonjë Evlijaje tjetër kompetencat që I posedon vetëm Allahi I Lartmadhëruar, duke kërkuar nga këta atë çfarë duhet të kërkojmë vetëm prej ALlahu të Lartmadhëruar, transmeton Omeri radijallahu anhu, ku Pejgamberi alejhi selam ka thënë :” Mos më konsideroni ( merrni ) mua sikur që e kan konsideruar të Krishterët Isen alejhi selam, sepse une jam vetëm se një rob I Allahut, dhe thuani : Rob I Allahut dhe I Dërguar I Allahut .” ( Transmeton Buhariu )

Ajo që më së shumti është për tu çuditur është : Shumë prej njerëzve garojnë që të prezentojnë nëpër mevlude, I shtynë të tjerët që të marrin pjesë në to, e kur vie fjala që të mirren me obligimet që ALlahu dhe I Dërguari I Tij kanë urdhëru kthejnë kokën dhe I përbuzin ato, e nga kjo na jap të kuptojmë se disa Hoxhallarë e kanë bërë Fen Islame vetëm Mevlud , dhe mevludi I ka zënë vendet e Farzeve dhe Sunneteve !

Dhe ka prej atyre injorantëve që mendojnë dhe besojnë se me këndimin e mevludit merr pjesë edhe Pejgamberi alejhi selam aty në atë tubim, e kjo është prej devijimeve më të mëdha, se Pejgamberi alejhi selam nuk del nga Varri I tij para Ditës së Kijametit , dhe nuk takohet me asnjë prej njerëzve ( Fizikisht apo SHpirtnisht ), dhe nuk prezenton në tubimet e tyre, por ai qëndron në varrin e tij deri ne Ditën e Kijametit, kurse Shpirti I tij qëndron tek Allahu I Lartmadhëruar, siç thotë Allahu I Lartmadhëruar në suren Mu’minun në ajetin:”15 Pas kësaj ju sigurisht se do të vdisni.” 16. “Pastaj me siguri se përsëri ju do të ringjalleni në Ditën e Ringjalljes.”

Kurse Pejgamberi alejhi selam thotë :” Unë jam I pari I cili do të ngitem nga varri Ditën e Gjykimit, unë jam I Pari që do të ndërmjetësoj, dhe I Pari që do të ndërmjetsohem .”

Nga këto ajete dhe Hadithe duhët që të gjithë ta kuptojmë se çdo njëri që ka vdekur , nuk do të ringjallët deri në ditën e gjykimit, e duhët t’I lëmë anash risit , fjalët dhe veprat e injorantëve , dhe t’I kundërshtojmë të gjitha ata që kanë këtë mentalitet injorant dhe të ulët .
Në qoftë se ne mendojmë dhe duam që të jemi më afër Pejgamberit tonë, atëherë rruga më e mirë dhe më e saktë është : Të mësojmë atë me çfarë ka ardhë Allahu dhe I Dërguari I Tij, në të njëjten kohë të punojmë me to e të largohem nga Bidatet dhe Risit. Kurse dërgimi I salavateve mbi Pejgamberin alejhi selam është një rrugë shumë e mirë dhe një vepër shumë e preferuar , ku Allahu I Lartmadhëruar thotë: “Allahu dërgon Salat ( Mirësitë, Nderimet, Bekimet, Mëshirën ) e Tij mbi Pejgamberin ( Muhamed alejhi selam ), edhe Melekët e Tij gjithashtu ( I luten Allahut për bekimin dhe faljen e Tij ). O ju që keni besuar ! Dërgoni Salat ( luteni Allahun të bekojë ) mbi të ( Muhamedin alejhi selam ) dhe përshëndeteni atë me nderim me përshëndetjen Islame .” ( El – Ahzab – 56 )

Dhe thotë Pejgamberi alejhi selam :” Kush dërgon mbi mua një here Salat, Allahu do të dërgon mbi të 10 herë.” ( Transmeton Imam Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh nga Ebu Hurejra )

Allahu na forcoftë dhe na udhëzoftë në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre që Allahu është I kënaqur me ta, e në ditën e gjykimit të dalim faqebardhë para Allahut duke I fituar xhennetet që Allahu I ka përgaditur për muslimanët, e Allahu na ruajt nga karrigat e zjarrit dhe nga zjarri I xhehenemit në përgjithësi .

Marrë nga Libri “ Et-Tahdhijru minel Bid’a “
Nga dijetari I mirënjohur : Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz rahimehullah
Përktheu : G.Sahara Pejë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here