A lejohet therja e kafshëve në themelet e shtëpive?

0
308

Pyetje: Disa njerëz, kur dëshirojnë të ndërtojnë shtëpi, therin në themelet e saj dash apo dele dhe
thonë: “E bëjmë këtë, në mënyrë që të qëndrojë ndërtesa dhe themeli i saj”.

Përgjigje: Kjo vepër është shirk ndaj Allahut të Lartësuar dhe është therje për hir të xhinëve. Ka
prej njerëzve që therin në prag të shtëpisë apo kur të vendosin themelin e ndonjë kompanie apo
fabrike posa të fillojnë punimet, dhe thonë: “Në këtë vepër ka dobi fabrika”. Kjo është shirk
ndaj Allahut, sepse është therje për hir të xhinëve dhe besim në ta. Pikërisht xhinët janë ata që i
urdhërojnë për një gjë të tillë, duke i inspiruar se kjo therje u sjell dobi. E, kush therë jo për hir të
Allahut, ka bërë shirk.
Thotë Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem):
“E ka mallkuar Allahu atë njeri që therë për tjetërkënd pos Allahut” (e përcjellë
Muslimi në Sahihun e vet (3/1567), prej Ali bin Ebi Talibit).

Dhe thotë Allahu i Patëmeta:
“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime i përkasin
vetëm Allahut, Zotit të botëve” (6/162).

Fjala “En-nusuk” (kurbani) është therja, dhe Allahu e ka përmendur (në këtë varg) së bashku
me namazin. D.m.th. ashtu siç njeriu nuk (duhet të) falet për tjetërkënd pos Allahut, ashtu nuk
duhet të therë për dikë tjetër pos Tij. Allahu i Lartësuar thotë:
“Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban! (vetëm për Të, sh.p.)” (108/2).
Kështu, therja është adhurim, i cili nuk lejohet veçse për Allahun

Shejh: Salih El-Feuzan (Allahu e ruajt)
Shkëputur nga: El-munteka min fetauesh-shejh el-Feuzan (pjesa e dytë, fetuaja nr. 110) / xhmamiambret.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here