Aishja r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kjo farë e zezë (Nigella Cumin) është shërim nga çdo sëmundje përveç nga saam-it.” Aishja e pyeti: “Dhe ç’është saam?” Ai tha: “Vdekja.” (5687)
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për çdo sëmundje që ka zbritur Allahu, Ai ka zbritur edhe ilaçin e saj.” (5678)